Site icon Telegrafi

Ford tregon se sa e ka ulur zhurmën në makina, dallim i madh mes makinës së re dhe asaj të prodhuar para 66 vitesh

Nëpërmjet një paraqitje të thjeshtë, Ford ka treguar se sa me qetësia lëvizin makinat e reja, në krahasim me ato që janë prodhuar dikur

Ishte një kohë, kur udhëtarët në makina, duhej të bërtisnin në mënyrë që të kuptoheshin mes vehte, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë, ajo kohë është harruar, sepse në makinat e reja është qetësia makismale, fal teknologjisë moderne, dizajneve inovative, si dhe sistemit elektrik.

Si pjesë e teknologjisë “Whispering”, që nënkupton “pëshpërim”, Ford është duke bërë ndryshime të vogla, por që ndikon shumë në reduktimin e zhurmës.

Hibridi që mbushet me rrymë, Ford Kuga është një prej modeleve më të qeta, që ky prodhues i ka nxjerrë deri më tani nga prodhimi. Kështu nuk ishte edhe para 66 vitesh, kur në treg ishte Ford Anglia.

Bazuar në një testim ku veturat voziteshin me 50 kilometra në orë, shihet dallimi i madh mes makinave të vjetra, si dhe atyre moderne.

Derisa Anglia lëshonte zhurmë deri në 90 decibel, Cortina mbërrinte në 80 decibel, derisa makina e lansuar shumë më vonë,Granada lëshonte zhurmë deri në 86 decibel.

Me kalimin e kohës, Cortina e re dhe Mondeo, arritën të jenë shumë më të qetë, por nuk mund të krahasohen me zhurmën prej nën 70 decibelësh që i lëshonte Kuga. /Telegrafi/

Exit mobile version