Forcat qeveritare të Bashar Al-Assadit që po luftojnë kundër xhihadistëve të ISIS-së dhe grupeve të tjera rebele në Aleppo kanë publikuar së fundmi kopjen e pasaportës të një shqiptari që edhe më herët është raportuar të jetë vrarë prej tyre gjatë luftimeve për marrjen nën kontroll të qytetit.
Bëhet fjalë pikërisht për Hamit Muslija, që siç raporton “BalkanWeb”, rezulton edhe nga kopja e pasaportës të jetë shtetas shqiptar, e që ka hyrë në Siri nëpërmjet një vize të marrë në vitin 2011 nga ambasada e Arabisë Saudite.
Për herë të parë emri i Hamit Muslija u bë publik gjatë procesit hetimor kundër grupit të 9 xhihadistëve shqiptarë të hetuar dhe dënuar tashmë në total me 109 vite burgim.
Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që zbardhi fillimisht emrat e 6 shqiptarëve që dyshoheshin të ishin vrarë në Siri, të cilët ishin rekrutuar pikërisht nga grupi i akuzuar për terrorizëm dhe Xhihad.
Aso kohe organi i akuzës konfirmoi se kishte marrë një raport të gjatë të dërguar nga SHISH ku, siç raporton “BalkanWeb” flitej për të gjithë procesin e kryer, rekrutimet, dërgimet në Siri, përfshirjen në luftë dhe pasojat.
Më poshtë, pjesa për Hamit Muslija, shkëputur nga materialet e raportit të SHISH:
Hamit Muslija duke luftuar në Siri
“….Hamit Muslija (Ebu Enes), i biri i Veli dhe i Nurije, i datelindjes 28.09.1973, lindur ne Micoj, Puke e banues në Rrugën ‘Babë Rexha’, Tiranë, me gjendje civile i martuar. Ka dale nga PKK Rinas ne date 28.01.2013, me linjen Stamboll 1473 – 1474.
Hamit Muslija, ka udhëtuar më 28.01.2013 nga Tirana për në Stamboll, Turqi. Udhëtimi i tij është frymëzuar nga objekti Genci Balla, financuar nga shtetasi Ebu Usejd (shqiptar nen hetim) dhe me mbështetjen logjistike të objektit Bujar Hysa. Bashkë me Hamit Muslija kanë udhëtuar edhe 3 djem. Më datë 10.10.2013, Bujar Hysa u ka treguar lidhjeve të tij se: “…nga muxhahidët shqiptarë që janë në Siri, ka rënë shehid (Deshmor) vëllai mysliman me emrin fetar Ebu Enesi nga Lapraka”. Njëri nga të pranishmit u shpreh se “…Ebu Enesi është vëllai musliman Hamit Muslija…”.
Bujar Hysa është shprehur se: “Inshalla Ebu Enesi, ka rënë shehid, e ne duhet të gëzohemi për këtë gjë, të gëzohemi për të që Allahu ia mundësoi xhehnetin (parajsa) si shehid. Ne duhet të mërzitemi për vetet tona që allahu nuk na e ka mundësuar shehidllikun, e inshalla ia mundëson secilit prej nesh dhe çdo myslimani të devotshëm. Kjo është ajo që duhet të na mërzisë dhe jo vdekja e atij vëllait, se ai ka marrë gradën më të lartë te allahu, shehid inshalla”. Njoftimi për vrasjen e Hamit Muslija në internet, facebook është bërë nga antarë të grupit “Islami Feja e Vërtetë”. Në facebook është hedhur foto e mëposhtme e Ebu Enesit (Hamit Muslija), Foto 1.
Nga verifikimet rezulton që bashkëshortja e Hamit Muslisë bashkë me katër fëmijët, ka udhëtuar në drejtim të Turqisë në datën 19.07.2013, me linjën “Turkish Airlines”, TK 1473/1474 Stamboll dhe nuk rezulton të jetë kthyer. Vebije Muslija (mbiemri i vajzërisë Mehaj), e datëlindjes 05.04.1978 se bashku me femijet.
Tashmë vrasja e Hamit Musliaj është konfirmuar zyrtarisht edhe nga forcat qeveritare siriane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët