Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë), ashpër e dënon deportimin urgjent dhe të fshehtë të gjashtë shtetasve turq (pesë arsimtarëve dhe një mjeku) nga territori i Kosovës në vendin e tyre amë.
Sipas tyre, ky deportim është i pashembullt në praktikën e deritashme dhe përbënë shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave fundamentale të qytetarëve, të cilat duhet të jenë të shenjta në një shtet i cili dëshiron të bëhet pjesë e sistemit evro-perëndimor.
Në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq janë shkelur:
– parimet themelore ndërkombëtare dhe standardet mbi deportimin, sepse nuk është marrë fare parasysh fakti se në rastin e deportimit të gjashtë qytetarëve të Turqisë është fjala për kundërshtarët politikë të regjimit aktual turk dhe për këtë arsye ata mund t’i ekspozohen shkeljes së rëndë të të drejtave të tyre nga ana e regjimit turk. Deportimi i djeshëm përbënë shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, por edhe të Ligjit mbi bashkëpunimin juridik ndërkombëtar të Kosovës, i cili në nenin 14 parasheh se nuk mund të dorëzohet personi i cili mund të jetë subjekt i veprës politike penale si edhe atëherë kur nuk mund të garantohet se personi i dorëzuar mund të ketë garanci minimale për gjykim të drejtë të paraparë me nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe nenit 6 të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut;
– standardet themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës mbi trajtimin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve në territorin e Republikës së Kosovës, si të shtetasve të vet, ashtu edhe të atyre, të cilët në mënyrë legale banojnë në vendin tonë;
– të drejtat themelore mbi statusin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Kosovës;
– parimet themelore dhe normat të cilat ua mundësojnë ndihmën juridike personave, për të cilët dyshohet se kanë ardhur në konflikt me ligjin. Gjashtë qytetarëve të deportuar turq nuk iu është mundësuar që të kontaktojnë me avokatët e tyre si dhe nuk iu është mundësuar e drejta që të ankohen ndaj vendimit mbi deportimin. Me vendim arbitrar të Ministrisë së Punëve të Brendshme,
gjashtë të deportuarit thjesht në mënyrë të dhunshme dhe të kundërligjshme janë dëbuar nga vendi, në të cilin kanë gëzuar reputacionin e qytetarëve të ndershëm, dhe
– parimet themelore humanitare dhe standardet mbi trajtimin e personave të burgosur (dhe të dyshuar, por jo të dënuar në mënyrë të plotfuqishme) që të krijojnë kontakte me anëtarët e familjeve të tyre para se të jenë deportuar.
Personat e deportuar në Kosovë kanë banuar me leje shumëvjeçare të qëndrimit, me anëtarët e familjeve të tyre, të cilët deri në momentin e burgosjes në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në njërin prej segmenteve më të ndjeshme të shoqërisë kosovare – në sistemin arsimor dhe në edukimin e të rinjve. Kjo i dërgon botës një imazh negativ mbi Kosovën.
FDH Kosovë vlerëson se nuk është e mjaftueshme vetëm të identifikohen “fajtorët” dhe të shkarkohen udhëheqësi i AKI-së dhe ministri i punëve të brendshme, për njollën e djeshme e cila i është shkaktuar imazhit të Kosovës. Që diçka e këtillë të mos ndodh më kurrë është e nevojshme të vërtetohet përgjegjësia politike për shkeljen brutale të të drejtave themelore të njeriut dhe duhet të krijohet një mekanizëm i tillë juridik, i cili në mënyrë të përhershme do të parandalojë mundësinë e lojës me jetët e atyre, të cilët kanë besuar se mund të jenë të sigurt në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova