LAJMI I FUNDIT:

Fondi Monetar premton se do të ruaj stabilitetin financiar botëror

Fondi Monetar premton se do të ruaj stabilitetin financiar botëror

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar takimin e saj vjetor me premtimin se do të veprojë për të mbrojtur rritjen botërore dhe stabilitetin financiar nga rreziqet që lidhen me tregtinë dhe tensionet gjeopolitike.).

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar, Christine Lagarde, pas përfundimit të takimit në Bali të Indonezisë, tha se rritja globale mbetet e fortë por e pandryshuar, sipas saj vendet duhet të vazhdojnë të sigurojnë rritjen.

“Të lundrojmë së bashku dhe do të jemi më të fortë. Përqëndrohuni në politikat tuaja, mos u hamendësoni dhe të bashkëpunojmë sa më shumë që mundemi, pasi që së bashku do të jetë më mirë për ne”, ka thënë Lagarde, përcjell Telegrafi.


Komiteti Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar, i cili këshillon Bordin Drejtues të Fondit Monetar, u bëri thirrje vendeve të mbajnë kredi në dispozicion në përputhje me nivelet e tyre të inflacionit dhe të përpiqen për ngritjen e rritjes ekonomike. /Telegrafi/