Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës njofton se e ka përmbyll vitin 2024 me 243.7 milionë euro kthim bruto nga investimet.
FKP tutje njofton se duke ia shtuar edhe suficitin e kthyer dhe të ardhurat e tjera (prej 3.5 milionë euro), kthimi bruto për 2024-n shkon në 247.2 milionë euro.
“Në vlerë nominale, kjo është shifër rekord e kthimit nga investimet, porse erdhi edhe për shkak të mjeteve më të larta nën menaxhim. Ky ishte viti i 20-të, nga gjithsej 23 vjet të operimit, që institucioni arrin kthim vjetor pozitiv nga investimet. Llogaritur në tërësi, kthimi i akumuluar bruto, prej themelimit e deri në fund të vitit 2024, arriti në 997.2 milionë euro, shumë afër shifrës simbolike prej 1 miliard euro”, thuhet në njoftim.
Fondi i Kursimeve bën të ditur se arkëtimi i kontributeve të reja në 2024-shin, në vlerë 315.8 milionë euro, pasqyron një ngritje solide, si në vlerë nominale (prej +29.6 milionë euro) ashtu edhe në përqindje, prej 10.3%, nga viti paraprak.
“Kontributet e reja, bashkë me kthimin në investime, ndryshe nga tërheqjet e kursimeve dhe tarifat menaxhuese, kanë kontribuuar pozitivisht që mjetet neto nën menaxhim të ngritën sivjet me shifrën rekorde prej +480.0 milionë euro e të arrijnë kështu afër 3.2 miliardë eurove”.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se prej 31 marsit 2024, FKPKmil-ja ka tre portofola investues:
Portofolin Standard – për kontribuuesit deri në moshën 57 vjeçare; Portofolin e Ndërmjetëm – për kontribuuesit e moshës 58 deri 62 vjeçare dhe Portofolin Konservativ – për kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e sipër.
Këta portofola kanë në përbërje instrumente të ndryshme financiare, varësisht synimit të kthimit nga investimet, riskut dhe luhatshmërisë investuese dhe gjithnjë kundrejt distancës së kontribuuesve nga mosha e pensionimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Merr pjesë në sondazhin më të madh për zgjedhjet në Kosovë – FITO 100 EURO!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë