Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mbush dy vjet të funksionalizimit
Nëpërmjet garantimit të portofolit kreditor të bankave partnere, FKGK-ja ka arritur të ndihmojë në lehtësimin e qasjes në financa për NMVM-të, si dhe të bëhet një partner i rëndësishëm në procesin e ndërmjetësimit financiar brenda ekonomisë së vendit.
FKGK-ja tashmë ka nënshkruar marrëveshjen e garancisë me pothuajse të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë: Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank dhe TEB Bank. Po ashtu rishtazi ka nënshkruar marrëveshjen e garancisë me “Raiffaissen Leasing” Kosovë. Marrëveshja u mundëson institucioneve financiare partnere të përfitojnë siguri kolaterali ose transferim të një pjese të riskut kreditor si rezultat i pamjaftueshmërisë së kolateralit për kreditë e lëshuara për NMVM-të.
Ndërtimi i portofolit të garancisë kreditore gjatë këtyre dy vjetëve vazhdoi të rritet në mënyrë sistematike, duke arritur kështu vlerën kumulative të kredive të miratuara në 63.3 milionë euro, të shpërndarë në 1650 kredi.
FKGK-ja gjatë këtyre dy vjetëve ka qenë gjithnjë proaktive ndaj nevojave të sektorit, duke i përmirësuar në vazhdimësi proceset, kriteret kualifikuese, si dhe duke i avancuar produktet e garancisë.
Me një optimizëm të lartë mendojmë që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të luajë një rol të rëndësishëm në kredidhënien për bizneset kosovare.
Ky rol nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen aktive të Qeverisë së Kosovës, të donatorëve ndërkombëtarë, si USAID-i, KfW-ja, si dhe SIDA, të Bankës Qendrore të Kosovës, të institucioneve financiare partnere, si dhe të institucioneve të tjera të ndërlidhura.
Ne u jemi mirënjohës për këtë mbështetje, për të cilën besojmë se do të jetë po aq aktive edhe në të ardhmen, gjithnjë me qëllim të rritjes së qasjes në financa për NMVM-të, të mbështetjes së zhvillimit të ndërmarrësisë, të mbështetjes së prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, të krijimit të vendeve të reja të punës dhe të mbështetjes së zhvillimit të përgjithshëm ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës