Fondi i Bursave Wesley K. Clark është ngritur në qershor 2018 për të ofruar ndihmë financiare për studentët e zgjuar dhe të përkushtuar të RIT Kosovë (AUK). Që atëherë, RIT Kosovë (AUK) dhe miqtë e Gjeneralit Clark kanë kontribuar në këtë fond i cili tani ka arritur shumën prej 56,202.17 euro.
“Nuk mendoj se mund të bëhet diçka më shumë për ta ndihmuar një vend se të investohet në të rinjtë e tij; ky është burimi më i madh potencial njerëzor që mund të ketë një vend”, tha gjenerali Clark në Prishtinë, në maj 2018, në një aktivitet për mbledhjen e fondeve të organizuar nga RIT Kosovë. “Unë do të kontribuoj në këtë fond me shumë krenari dhe kënaqësi”, shtoi ai.
Fondi i Bursave Wesley K. Clark ofron bursa meritore dhe në bazë të nevojës për një numër studentësh universitarë në RIT Kosovë (AUK) pa dallime moshe, gjinie, feje, etnie apo kombësie. Që kur u krijuan para 7 muajsh, bursat Wesley K. Clark veçse kanë ndryshuar jetën e tre studentëve të rinj të talentuar kosovarë! Znj. Çlirimtare Ramadani – studente e vitit të parë dhe bursiste nga komuna e Ferizajt tha: “kjo bursë më ka dhënë mundësinë të studioj në një universitet prestigjioz si RIT Kosovë (AUK) dhe përveç pagesës më të ulët të tarifës së shkollimit, kam më shumë kohë për t’u përqendruar në mësime, kohë të cilën ndryshe do të më duhej ta kaloja duke punuar”.
Një tjetër bursiste, Era Skivjani, studente e vitit të parë nga komuna e Gjakovës tha: “këtë vit kam fituar bursë katërvjeçare nga Fondacioni i Bursave Wesley C. Clark për të ndjekur studimet e mia në nivelin Bachelor në RIT Kosovë (AUK). Pa këtë mundësi nuk do të mund ta paguaja tarifën e shkollimit dhe kështu nuk do të studioja në këtë mjedis të mahnitshëm, me ligjërues të shkëlqyer.” Një tjetër përfitues i bursës, studenti i vitit të parë, z. ElvisAvdiu nga komuna e Lipjanit, tha: “Bursa Wesley K. Clark ka pasur ndikim të madh në jetën time si student, meqë ka lehtësuar barrën financiare për familjen time dhe më ka dhënë më shumë kohë për t’u përqendruar në studimet e mia, sepse tani mund të punoj me orar të shkurtuar dhe të kaloj më shumë kohë në mësime”.
57.5% për qind e të gjithë studentëve të RIT Kosovë (AUK) marrin një formë ndihme financiare. Për më tepër, 95% e të diplomuarve kanë gjetur punë në Kosovë ose jashtë vendit menjëherë pas diplomimit, ndërsa dhjetëra prej tyre kanë hapur biznese, duke punësuar kështu qindra kosovarë të tjerë të talentuar, por gjithashtu shumë prej tyre kanë vendosur t’i vijojnë studimet pasuniversitare në universitete të njohura botërisht.
RIT Kosovë (AUK) është institucioni i vetëm jopublik, jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë, ku të gjitha orët mbahen tërësisht në gjuhën angleze. Është gjithashtu institucioni i vetëm në Kosovë diplomat e të cilit janë të akredituara dhe njohura në tërë botën falë partneritetit me Institutin Roçester të Teknologjisë (RIT), në Nju Jork. Studentët e RIT Kosovë (AUK) pranojnë të njëjtin arsim të shkëlqyeshëm amerikan dhe të njëjtat diploma që studentët i marrin në RIT në Roçester, Nju Jork, me pak se 20% të kostos.
Gjenerali WesleyKanneClark, Sr. është gjeneral i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë karrierës së tij 34 vjeçare tij në Ushtrinë e SHBA-së, WesleyClark arriti të gradohet Gjeneral me Katër Yje dhe u emërua Drejtor i Planeve dhe Politikave Strategjike të Shefave të Shtabit të Përbashkët. Si Komandat Suprem i Forcave Aleate dhe Komandant i Përgjithshëm i Komandës Evropiane të SHBA-së, Clark komandoi Operacionet e Forcave Aleate të NATO-s në vitin 1999.
Edhe ju mund të bëni ndryshim!
Mbështetja juaj për Fondin e Bursave Wesley K. Clark drejtpërsëdrejti fuqizon të rinjtë kosovarë, vajza e djem, me arsimim të nivelit të lartë në RIT Kosovë (AUK). Për të kontribuuar me donacion në Fondin e Bursave Wesley K. Clark, ju lutem klikoni këtu!
Dhuroni Tani në Fondin WesleyClark
Për më shumë informata rreth programeve të tjera të bursave për studentët tanë në RIT Kosovo (AUK), ju lutemi të na kontaktoni përmes postës elektronike në adresën info@auk.org dhe ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt që të jetë e mundur! Ju mund të dhuroni në fondin e përgjithshëm këtu. /Telegrafi/
Artikull i Sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker