LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane mbështet Klinikën Pediatrike

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane mbështet Klinikën Pediatrike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti Gala Darkën e saj tradicionale të bamirësisë, përmes të cilit biznese nga sektorë të ndryshëm dhuruan fonde për të ofruar mbështetje financiare për renovimin e hapësirave të Klinikës Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe për shoqatat e personave të verbër.

Përveç kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane, të pranishëm në këtë ngjarje bamirësie ishin edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, shefja e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndërsa ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ishte folës nderi në këtë ngjarje.

“Fondacioni i Odës Amerikane arriti të mbledhë 36,550 euro, fonde të cilat do të shfrytëzohen për renovimin e hapësirave spitalore të Klinikës Pediatrike të QKUK përmes pajisjeve më moderne, si dhe për shoqatat e personave të verbër. Kompanitë anëtare që iu bashkuan kësaj iniciative të Odës Amerikane janë Coca-Cola HBC Kosova, Gjirafa Inc, Meridian Corporation, Devolli Corporation, Limak Kosovo, NLB Banka, Klinika Amerikane, KEDS, Banka për Biznes (BPB), Scardian, HIB Corporation, Orbi-Co, Proex, Railtrans, FINCA Kosovë, SCAMPA, Boga & Associates, Innovation Center Kosovo (ICK) dhe Banka TEB”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut, përcjell Telegrafi.


Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në të kaluarën ka mbështetur edhe kauza të tjera të rëndësishme si përmirësim i kushteve të shkollave fillore nëpër vendbanime rurale të Kosovës, organizatave që përfaqësojnë personat e verbër, ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha, mbështetjen e organizatës “ATOMI” që mbledh fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme, organizatën “Down Syndrome Kosova”, Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, Klinikën Pediatrike, Fshatin e fëmijëve “SOS”, e shumë të tjera, Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”, duke kontribuar në të njëjtën kohë edhe në qëndrueshmërinë afatgjate të këtyre organizatave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
Kalo në kategori