LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin për rolin e mediave në promovimin e grave në qeverisje

Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin për rolin e mediave në promovimin e grave në qeverisje
????????????????????????????????????

Fondacioni Jahjaga prezantoi sot projektin : ”Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”, i cili përkrahet nga ATRC dhe USAID.

Ky projekt parasheh realizimin e dy trajnimeve në fusha si avokimi dhe të folurit publik me gra në pozita udhëheqëse dhe gra nga kuvendet komunale të tri komunave (Prizren, Shtërpcë e Ferizaj), si dhe trajnime me gazetarë për raportimin gjinor në mënyrë që të rritet vetëdija shoqërore për rolin e grave dhe luftohen stereotipet gjinore.

Jahjaga, në fjalën e saj hyrëse u fokusua në rolin e gruas në pozita vendimmarrëse duke theksuar nevojën që gratë të jenë të përfaqësuara denjësisht në politikë.


Mexhide Mjaku Topalli , Kryetare e grupit të grave deputete në Kuvendin e Kosovës vuri në pah arritjen e barazisë gjinore si kruciale për mbrojten e të drejtave të njeriut e funksionimit të demokracisë ndërsa përfaqësueset e zërit të grave lokale, Kristina Gashi Bytyçi – Kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe Sadije Jakupi – Kryesuese e Grupit joformal te grave në Prizren prezentuan sfidat që kanë në komunat respektive dhe vullnetin e përditshëm për avancimin e pozitës së gruas./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori