Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka miratuar projektligjin për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve. Sipas këtij projektligji, parashihet pagesa e shumës prej 10 eurosh për automjetet që janë nën 3.5 tonë, kurse ato që janë më shumë se 3.5 tonë do të duhet të paguajnë taksën vjetore prej 30 eurosh. Këto shuma do të vlejnë edhe për veturat e huaja që hyjnë në vendin tonë dhe shuma do të arkëtohet në një nga pikat kufitare të vendit.
Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës ka planifikuar që të aplikojë akciza edhe për produkte tjera të importuara, sikur janë qeset e plastikes, poçet elektrike jo efiçente dhe gomat e vjetra të veturave. Për importin e qeseve, planifikohet që në të ardhmen bizneset të paguajnë akcizë 3 euro për kilogram të qeseve plastike, 30 centë për poçet elektrike dhe 5 euro për gomat e vjetra.
Të gjitha këto të hyra në buxhetin e shtetit po planifikohen të bëhen në emër të mbrojtjes së mjedisit!? Dhe, në shikimin e parë dhe në bazë të deklarimeve të zyrtarëve qeveritarë, duket sikur do të kemi një buxhet më të madh që do t’i dedikohet mbrojtjes së mjedisin dhe se nga këto taksa pritet të investohet kryesisht në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe në mbrojtjen e tij. Tingëllon si një lajm i mirë për mjedisin dhe si një iniciativë e cila paralajmëron se më në fund çështja e mjedisit po gjen hapësirë në kuadër të prioritete të qeverisë dhe se problemet e mëdha mjedisore tani më do të kenë një instrument ekonomik përmes së cilit do të gjenerohen mjete për zgjidhjen e tyre.
Mirëpo, nëse e analizojmë më në thellësi çështjen dhe destinimin e këtyre të hyrave, si dhe formën e planifikuar për shfrytëzim, do të shohim se mbrojtja e mjedisit është vetëm arsyeja dhe karremi përmes së cilit do të mblidhen mjetet, kurse çështjet tjera – sikur janë shfrytëzimi dhe destinimi i mjeteve – nuk kanë asgjë të bëj me mbrojtjen e mjedisit. Paratë e mbledhura nga këto taksa, që pritet të jenë mbi 30 milionë euro në vit, nuk do të shkojnë në ndonjë fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisin, por do të shkojnë direkt në buxhetin e shtetit të Kosovës, pa ndonjë orientim paraprak që ato të përdoren për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe mbrojtjen e tij.
Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, këto ligje dhe vendime për taksat dhe akcizat ekologjike janë përgatitur nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pa u koordinuar fare me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, e cila sa i përket kësaj çështje jep një orientim krejt ndryshe. MMPH tash e dy vite është duke punuar në hartimin e një ligji të veçantë për fondin e mjedisit dhe për themelimin e një institucioni që do të merrej me menaxhimin e tij. Ky fond planifikohet të dedikohet kryekëput për projekte dhe investimeve në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e gjendjes së tij .
Praktikat e vendeve të zhvilluara tregojnë se ekzistojë taksa të tilla të cilat mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit, qoftë nga automjetet ose nga produktet tjera me ndikim në mjedis, por ato të hyra grumbullohen në një fond të veçantë për mjedisin e prej tij destinohen kryesisht për projekte mjedisore. Shembuj shumë të mirë për këto fonde i gjejmë edhe në vendet e rajonit. Për shembull Kroacia e ka fondin për mjedisin dhe efiçencën e energjisë dhe po ashtu e ka edhe Agjencinë përkatëse që menaxhon këto fonde, duke i orientuar në të mirë të mbrojtjes së mjedisit. Ndërsa, Bullgaria ka fonde të ndara një për mjedisin e tjetrin për efiçencën e energjisë dhe po ashtu edhe institucione përkatëse që menaxhojnë këto fonde.
Edhe në rastin e Kosovës do të kishte qenë gjithçka në rregull sikur paratë e mbledhura përmes këtyre taksave të deponoheshin në fondin për mjedisin dhe prej aty të shfrytëzohen për projekte mjedisore që kanë për qëllim që të riparojnë dëmin e shkaktuar nga automjetet dhe nga produktet tjera që kanë ndikim në mjedis. Mirëpo, në bazë të deklarimeve dhe planeve të qeverisë, këto të hyra po grumbullohen, me qëllim që të përmbushin kërkesën e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për rritjen e buxhetit të shtetit edhe për 30 milion euro gjatë vitit 2012.
Pra, lirisht mundë të thuhet se këto taksa janë vetëm një infuzion shtesë për buxhetin e Kosovës dhe destinimi i tyre jo vetëm që nuk do të përdoret për mbrojtjen e mjedisit, por ka gjasa që të përdoret për projekte që e dëmtojnë edhe më shumë mjedisin: sikur janë autostradat dhe projektet tjera me ndikim në mjedis.
Nga kjo mund të përfundohet se në emër të mbrojtjes së mjedisit qytetarët dhe bizneset e Kosovës do të paguajnë taksa dhe do të ndajnë mjete për projekte që do të dëmtojnë edhe më tutje mjedisin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje