LAJMI I FUNDIT:

Fnatic shpallet kampion i turneut të CS:GO Elisa Masters Espoo

Fnatic shpallet kampion i turneut të CS:GO Elisa Masters Espoo
(Foto: HLTV)

Ekipi fnatic ka fituar çmimin prej 100.000 dollarësh në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë.

Në finale fnatic u takua me ekipin gjerman BIG të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Fnatic nuk pati aspak probleme ndaj ekipit BIG, duke i mposhtur me lehtësi në mapin ‘Vertigo’ 16-4 dhe në mapin ‘Overpass’ 16-5.


Edhe pse në mungesë të lojtarit ‘Krimz’, fnatic ka treguar lojë fantastike gjatë gjithë turneut, me lojtarin e akademisë së ekipit Peppe ‘Peppzor’ Borak.

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale ishte kapiteni i fnatic, William ‘mezii’ Merriman me vlerësimin nga HLTV 1.61.

Me këtë fitore fnatic ka siguruar çmimin e vendit të parë prej 100.000 dollarësh si dhe pjesëmarrjen në turneun IEM Katowice 2023.

Në ndërkohë ekipi BIG në vendin e dytë ka fituar çmimin prej 28.000 dollarësh.

Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit fitues fnatic:

William ‘mezii‘ Merriman

Dion ‘FASHR‘ Derksen

Fredrik ‘roeJ‘ Jørgensen

Peppe ‘Peppzor‘ Borak

Nico ‘nicoodoz‘ Tamjidi

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori