LAJMI I FUNDIT:

FNAP: Të interesuarit për punë jashtë vendit të jenë të vëmendshëm pasi që ka mashtrime

FNAP: Të interesuarit për punë jashtë vendit të jenë të vëmendshëm pasi që ka mashtrime

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Federata Nacionale e Agjencive të Punësimit (FNAP) reagon për njoftimet për mashtrimet me punësimet e studentëve në vendet perëndimore.

Në këtë kumtesë mes tjerash thuhet se ”në lidhje me ngjarjet e fundit me disa agjenci për ndërmjetësim gjatë punësimit për të cilat ekzistojnë informacione për mashtrim të studentëve për punë jashtë vendit, APELOJMË tek opinioni i gjërë që kandidatët për punë jashë vendit të jenë shumë të vëmendshëm kur të bejnë një vendim të tillë.

Respektivisht, sipas Nenit 22, alinea 1 pika 4 të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe sipas Konventës ndërkombëtare 181 për Agjencitë private të punësimit që Maqedonia e ka ratifikuar, agjencite nuk kanë të drejtë të marrin të holla dhe kompenzime/pagesa nga kandidatët për punësim, por duhet shpenzimet e tyre t’i shpaguajnë nga klientët/kompanitë ku dërgohen punëtorët.


Sipas kësaj, APELOJMË të gjithë kandidatët e interesuar, të mos pranojnë të paguajnë asnjë lloj provizioni apo shpenzimi, para ose gjatë qëndrimit jashta shtetit ndaj agjencive

Federata Nacionale e Agjencive për punësim (FNAP) zotohet për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve në rend të parë dhe do të vazhdojë në këtë drejtim të bashkëpunojë me institucionet kompetente të përmirësohet baza ligjore dhe dispozitat të respektohen nga të gjitha agjencitë e licencuara.

FNAP është organizëm që përfaqëson agjencitë, përkushtohet për përmirësimin e bazës ligjore, bashkëpunon me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare, si dhe punon për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të saj për zhvillimin e tregut të punës”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Norik Selimi, kryetar i FNAP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori