Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të dytë të programeve Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF).
Në njoftimin për media thuhet se rishikimi i FMN-së thekson përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë rregulloret e reja të miratuara.
“FMN ka vlerësuar miratimin nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës të Rregullores së re për Operacionet me Para të Gatshme si të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të pagesave, fuqizimin e kontrollit mbi qarkullimin e valutës, luftimin e parave të falsifikuara dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Rregullorja në fjalë rregullon përdorimin e euros si valutë e vetme ligjore për pagesa, ndalon funksionimin e institucioneve financiare të pa-licencuara dhe dekurajon transaksionet e mëdha me para të gatshme duke ndaluar riciklimin e bankënotave prej 500 euro”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas BQK-së, vlerësimi i FMN-së gjithashtu pranon se sistemi bankar mbetet i shëndoshë, bankat janë mirë të kapitalizuara, mirë të provizionuara, me likuiditet të lartë dhe profitabilitet.
“Kreditë jo-performuese (NPL) kanë mbetur të ulëta, dhe rritja reale e kreditimit, veçanërisht në kreditimin e ekonomive familjare ka qenë adekuate”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë