Ekonomia e Iranit pritet të tkurret për të dytin vit radhazi dhe inflacioni mund të arrijë në shifrën prej 40 për qind, ka thënë një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa ky shtet përballet me sanksione të ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni, i cili ka rivendosur të gjitha sanksionet kundër eksporteve të naftës së Iranit në nëntor të vitit të kaluar, u ka kërkuar këtë muaj blerësve të naftës iraniane që të ndalojnë blerjet nga muaji maj, ose do të përballen me sanksione të SHBA-së.
Ekonomia e Iranit është tkurruar për 3.9 për qind vitin e kaluar, dhe pritet që më 2019 ulja të jetë për 6 për qind, ka thënë drejtori i FMN-së për Lindje të Mesme dhe Azi Qendrore, Jihad Azour për agjencinë e lajmeve, Reuters.
“Është e qartë se rivendosja e sanksioneve dhe heqja e masave lehtësuese do të ketë ndikim negativ edhe më të madh në ekonominë iraniane sa i përket rritjes dhe inflacionit”, ka shtuar ai.
Sanksionet amerikane kundër Iranit, i kanë kushtuar me rreth 10 miliardë dollarë humbje këtij shteti, ka thënë një zyrtar amerikan më herët gjatë këtij muaji.
Valuta iraniane, rial, ka humbur më shumë se 60 për qind të vlerës vitin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksionet ndaj këtij shteti, pasi fillimisht janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Presidenti amerikan, Donald Trump pati thënë se Irani ka shkelur “shpirtin e marrëveshjes” dhe ky dokument ka shumë mangësi.
Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të hequr dorë nga programi bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa