Studimet tregojnë se personat që marrin trajtime të rregullta me fluor i kanë dhëmbët për të paktën 40% më të ruajtur dhe më të shëndoshë sesa ata të cilët nuk e kanë aplikuar asnjëherë fluorizimin e dhëmbëve.
Dr. Arianita Shala – Zeka, stomatologe
Ordinanca Stomatologjike “Dr. Nita”
044 695 002 & 038 754 926
Rr. Eqrem Çabej nr. 9, Bregu i Diellit (Prishtinë)
arianita.shala@gmail.com
Fluori luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe forcimin e dhëmbëve, andaj edhe nevojitet që të aplikohet tretmani i fluorizimit të dhëmbëve.
Fluorizimi i dhëmbëve është një nga mënyrat më të mira për të forcuar zmaltin e dhëmbëve dhe për t’i bërë ata më të fortë dhe më imun ndaj acideve të cilat çojë në dëmtimin e dhëmbëve dhe hapjen e zgavrave.
Aplikimi i tretmanit me fluor është mëse i nevojshëm, sidomos tek fëmijët ngase dhëmbët e tyre kanë nevojë për mbrojtje më të madhe kur kihet parasysh se ata kanë kryesisht dhëmbë të qumështit të cilët janë më të ndjeshëm. Por edhe tek të rriturit është shumë i rëndësishëm aplikimi i këtij tretmani për arsye të parandalimit të kariesit.Studimet tregojnë se personat që marrin trajtime të rregullta me fluor i kanë dhëmbët për të paktën 40% më të ruajtur dhe shëndoshë sesa ata të cilëve nuk e kanë aplikuar asnjëherë fluorizimin e dhëmbëve.
Zakonisht në klinika dentare janë dy metoda që aplikohen më së shpeshti për florizimin e dhëmbëve: ajo topikale dhe e llakimit.
Metoda topikale e cila aplikohet tek fëmijët dhe fluori në këtë rast vjen në formë xheli apo shkume vendoset në lugë (harqe) në të dyja nofullat dhe mbahet për pak minuta. Për rreth një orë pas aplikimit të kësaj metode preferohet të mos konsumohen ushqime apo pije. Ndërsa forma tjetër është ajo e llakimit e cila përdoret si te të rriturit, poashtu edhe tek fëmijët mbi moshën pesë vjeçare. Edhe kjo formë e tretmanit zgjatë shkurt, madje edhe më shkurt se forma me xhel. Kjo aplikohet përmes brushës së dentistit dhe e tërë procedura zgjatë vetëm pak sekonda.
Pas aplikimit të kësaj metode për 24 orët vijuese nuk preferohet që të pastrohen dhëmbët; 2-3 orë pas tretmanit është mirë që të mos konsumohet ushqimi, pijet dhe duhani.
Para aplikimit të fluorizimit të dhëmbëve bëhet një pastrim profesional i dhëmbëve në mënyrë që fluori që vendoset të përfshijë sa më mirë sipërfaqen e dhëmbëve dhe të ketë efekt sa më të mirë.
Efektet anësore të këtyre tretmanëve janë shumë të radha nëse ajo aplikohet siç duhet nga mjeku juaj. Fluorizimi i dhëmbëve preferohet të bëhet së paku dy herë në vit por edhe më shpesh tek rastet që janë më të rrezikuar nga kariesi. Rezultatet janë shumë të mira dhe dobi plota për ata që e aplikojnë.Këto trajtime janë procedura mjaft të thjeshta, realizohet shumë shpejtë dhe nuk janë të kushtueshme. Në Kosovë kjo bëhet me çmime shumë të lira dhe shumica e ordinancave stomatologjike përdorin preparate që prodhohen në vendet e Bashkimit Evropian dhe të cilat janë të një cilësie shumë të mirë dhe shumë të sigurta.
Për fund mund të ju them, poashtu, se aplikimi i këtij tretmani i ndihmon fëmijët që ta duan mirëmbajtjen e dhëmbëve të mos frikësohen që të shkojnë tek dentistët (ngase kjo metodë nuk shoqërohet fare me dhembje) dhe të kenë shëndet oral sa më të mirë.
Duke ju dëshiruar buzëqeshje të shëndoshë dhe të lumtur – lexohemi në shkrimet tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi