LAJMI I FUNDIT:

Fluks i lartë hyrjesh në portin e Durrësit, mijëra persona mbërritën paraditen e sotme

Fluks i lartë hyrjesh në portin e Durrësit, mijëra persona mbërritën paraditen e sotme

Edhe këtë fundjavë vijon fluksi i personave dhe automjeteve që hyjnë në vend përmes portit detar të Durrësit.

Paraditen e sotme kanë mbërritur me tre tragete të linjës afro 4400 persona dhe 1165 mjete. Në mbrëmje pritet të mbërrijnë dy tragete të tjera me afro 2500 udhëtarë.

Ndërkaq e diela pritet të sjellë një tjetër fluks në hyrje të udhëtarëve, kryesisht shqiptarë që jetojnë në Itali, pasi i paraprin festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari (Ferragosto), një festë tipike italiane që shoqërohet me një periudhë pushimi në vendin fqinj.


Pas kësaj fundjave, me mbarimin e sezonit veror fluksi në Durrës do të kthehet në kahun e kundërt të lëvizjes.

E diela e kaluar shënoi numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në një ditë, rreth 10 mijë persona, ndërsa në korrik përmes kësaj pike kufitare hynë në vend afro 85 mijë persona. /TCh/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori