Një stërvitje e madhe ushtarake ku marrin pjesë forcat detare të 18 vendeve po zhvillohet në Baltik dhe do të zgjasë deri më 21 qershor. Kjo është stërvitja e 47-të e përvitshme operacionale, e njohur me emrin BALTOPS. Këtë radhë, ajo udhëhiqet nga Flota e Dytë e Marinës Amerikane, që u rikrijua së fundmi për të mbrojtur Atlantikun e Veriut dhe Arktikun. Përpara fillimit të stërvitjes, Flota i dha korrespondentes së Zërit të Amerikës, Carla Babb, qasje ekskluzive tek shtabi i saj në Norfolk të Virxhinias.
Stërvitja Baltops është një nga më të mëdhatë në Evropën veriore. Marrin pjesë 50 anije, dy nëndetëse, 36 avionë dhe mbi 8 mijë trupa.
Por, ushtrimi i këtij viti udhëhiqet nga një komandant që nuk e ka selinë në Evropë, por matanë oqeanit në Norfolk, të shtetit amerikan Virxhinia.
Nënadmirali amerikan Woody Lewis, komandanti i Flotës së 2-të Amerikane, i tha Zërit të Amerikës se fleksibiliteti i kësaj flote të vogël është një ndër avantazhet e saj më të mëdha.
“Mund të qëndroj me një pjesë të stafit në këtë anije, ose në një aeroplanmbajtëse, apo në një vendndodhje të thjeshtë diku tjetër”, thotë Nënadmirali Lewis.
Flota e 2-të ruan Atlantikun e Veriut dhe Arktikun. Ajo ishte mbyllur në vitin 2011, në një periudhë shkurtimesh buxhetore dhe kur këto ujëra nuk kishin nevojë për shumë mbrojtje ushtarake.
Por, kohërat kanë ndryshuar. Drejtuesit ushtarakë amerikanë thonë se Rusia ka shtuar lëvizjet në nivelet e Luftës së Ftohtë dhe Kina ka filluar gjithashtu operacione në këtë rajon.
“Kur i planifikojmë këto stërvitje dhe manovrojmë me anijet dhe avionët tanë, në mendje kemi Kinën dhe Rusinë, dhe si ta fitojmë këtë betejë të nivelit të lartë”, thotë Komandante Tara Golden, e seksionit të Trajnimit dhe Zhvillimit në Flotën e 2-të Amerikane.
Dhe nuk janë të shqetësuara vetëm Shtetet e Bashkuara.
NATO ka krijuar një komandë të re për t’u përballur me një Rusi të fuqizuar në Atlantikun e Veriut. Nënadmirali Lewis drejton edhe këtë komandë.
Komandanti suprem i NATO-s për transformimin, i cili drejton zhvillimin e strategjive të ardhshme të aleancës, i tha Zërit të Amerikës se kjo komandë e sapokrijuar do të forcojë lidhjet mes Amerikës së Veriut dhe Evropës, ndërsa po shtohet paqëndrueshmëria globale.
“Kjo është një ndër mënyrat konkrete se si Aleanca po përshtatet. Duhet të ushqehemi vazhdimisht me konkluzionet e nxjerra në terren, në mënyrë që të përshtasim aftësitë tona”, thotë Gjenerali francez Andre Lanata, Komandant Suprem i NATO-s për Transformimin.
Tashmë, Flota e 2-të është krijuar dhe po zhvillon operacione. Pritet që deri në vitin 2021, edhe NATO të ketë flotën e saj për këtë pjesë të globit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker