Florent Muslija ka vazhduar me formë fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori i Kosovës ka gjetur sërish rrjetën dhe kësaj radhe me një gol të jashtëzakonshëm.


Ishte minuta e tetë e ndeshjes kur Muslija ka realizuar një nga golat më të mirë ndonjëherë në futbollin gjerman.

https://twitter.com/SCPaderborn07/status/1715687120306688248

25-vjeçari pa daljen e portierit kundërshtar dhe nga më larg se gjysma e fushës realizoi golin më të bukur deri më tani.

Sigurisht që Muslija me këtë gol do të konkurrojë për çmimin goli i vitit në futbollin gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app