Florent Muslija ka vazhduar me formë të shkëlqyer me fanellën e skuadrës gjermane Fortuna Dusseldorf.

Mesfushori kosovar që shkëlqeu me fanellën dardane gjatë ndeshjeve të muajit shtator ka vazhduar me formë të mirë edhe me tu rikthyer te klubi.


Muslija e nisi ndeshjen si gjithmonë nga minuta e parë, teksa Dusseldorf mori fitore 1-2 në udhëtim te Preussen Munster.



Vendasit ishin në epërsi 1-0 pas pjesës së parë, por Cederic Itten barazoi shifrat në 1-1.

E në minutën e 72-të, Muslija realizoi nga penalltia për 1-2.

Ky ishte goli i tretë këtë edicion për Muslijën, teksa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app