LAJMI I FUNDIT:

FLLAD I LEHTË

FLLAD I LEHTË

Poezi nga: Jalal al-Din Rumi
Përktheu: Maksim Rakipaj

Si dhimbje ndjejmë, kur lëmë ndonjë krah në luftë
kështu quaje, si një rrobe edhe këtë trup.
Kur takon atë që do, teshat janë ato çka puth?

Kërko thellë, bashkimi në Zot është m’i ëmbël,
jemi tjetër, ndryshe i kemi duart dhe këmbët,
madje, ka raste që dhe i shohim, por në ëndërr.


Dhe në i pafsh, sytë mos fërko me mosbesim,
se janë të vërtetë; trup kemi, por edhe shpirt.
Mos u tremb këtë trup vetëm ta lësh, mbi tokë.
Ka dhe nga ata që e ndjejnë këtë, shumë fort,

ja dalin me mëndje, në majë të malit jetojnë.
Njerëzit trima, gjeni, i duken fare të kotë
dervishit, që flladin e lehtë të shpirtit gëzon.