LAJMI I FUNDIT:

Flet Zaev: U paraqit Mijallkovi dhe është siguruar paraburgimi i tij shtëpiak

Flet Zaev: U paraqit Mijallkovi dhe është siguruar paraburgimi i tij shtëpiak

Kryeministri Zoran Zaev pas paraqitjes së ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në “Facebook” shkruan se pas aksionit të ndërmarrë, po publikon rezultat.

“U paraqit Sasho Mijallkov në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe është siguruar paraburgimi i tij shtëpiak. Institucionet i ndërmorën të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme në lidhje me arratisjen e Mijallkov”, shkruan Zaev.

Shfaqet Sasho Mijallkov: Nuk jam arratisur, nuk do të arratisem asnjëherë
Lexo po ashtu Shfaqet Sasho Mijallkov: Nuk jam arratisur, nuk do të arratisem asnjëherë

Ai shton se koordinimi i të gjithë institucioneve gjatë këtyre 40 orëve kanë dhënë rezultat dhe se është siguruar drejtësia.


“Drejtësia është e siguruar, do ta kemi edhe më shpesh edhe më shumë”, shkruan mes tjerash Zaev./Telegrafi/