“Jo Guantanamos italiane”! Me një parullë të tille në dorë ka zgjedhur të protestoje deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ndaj vizitës se kryeministres se vendit të tij në Shqipëri ditën e djeshme.
Përfaqësuesi i partisë “Piu Europa”, ka kritikuar marrëveshjen e emigranteve mes dy vendeve tona, duke kërkuar anulimin e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Magi tha se arsyeja pse kishte zgjedhur të vinte në Lezhë ishte për të parë nga afër, si ligjvënës italian, se ku kanë shkuar 1 mld euro burime të taksapaguesve italianë.
Magi tha se ajo që pa ishte vetëm fushatë elektorale. Sipas tij, emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri, ndryshe nga ata që vijnë në Itali, do të diskriminohen dhe do t’iu mohohen të drejtat e njeriut, duke u burgosur në vend që të trajtohen si azilkërkues.
“Unë zgjodha të vija sot në Shqipëri për të ushtruar të drejtën si ligjvënës italian për të vizituar strukturën, sipas marrëveshjes ajo strukturë është tokë italiane, por ajo që pamë është vetëm një fushatë elektorale, nuk dimë asgjë si do funksionojë ky vend. Së pari burimet që do të shpenzohen, rreth 1 mld euro, burime që vinë nga qytetarët italianë, do hidhen poshtë për të ngritur një vend ku do qëndrojnë pak mijëra njerëz, pasi janë shumë pak në krahasim me ata që vijnë në Itali, atyre nuk do t’u respektohen as të drejtat e tyre, ndaj është arsyeja pse do të dërgohen në Shqipëri. Mjafton të mendosh se emigrantët që janë në kushte të njëjta, nëse do vijnë në Itali do shkojnë si azilkërkues, nëse do shkojnë në Shqipëri do të burgosen dhe kjo është absurde, një diskriminim i njerëzve që janë në të njëjtën pozitë”, tha deputeti italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë