“Normal si çdo lojtarë tjetër edhe ëndrra imë është të luaj në Evropë”. Kështu kishte thënë për Radio Televizionin Dukagjini, para një viti, ish-futbollisti Trepçës 89, Arb Manaj. 22-vjeçari, e ka realizuar ëndrrën.
Madje, i ka dhënë ngjyrë me shkëlqimin e tij në fushë. Manaj është njeriu i momentit te skuadra e tij, Ankara Keciorengucu në Ligën e Parë të Turqisë.
Ai ka katër gola në tri ndeshjet e fundit në kampionat, duke ndikuar direkt në ngritjen e ekipit të tij, që momentalisht ndodhet në vendin e dytë në renditje.
“Në tri ndeshjet e fundit kam shënuar katër gola dhe ky fakt më gëzon shumë. Po kalojë nja fazë mjaft të mirë personale dhe ekipore pasi jemi në vendin e dytë dhe kemi gjasa të mirë që të ngjitemi në Supërligë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arb Manaj.
Një sulmues i rrezikshëm si Manaj, është ambientuar shumë shpejt në Ligën e Parë turke, ndonëse nuk e kreu fazën përgatitore në Turqi.
“Normalisht se ambientimi ka qenë mjaft i vështirë pasi që nuk kam qenë pjesë e fazës përgatitore, por tani jam ambientuar dhe shpresojë të vazhdojë kështu”, deklaroi Arb Manaj, përcjell Telegrafi.
Niveli i Ligës atje, nuk po e pengon Manajn të shënoi vazhdimisht dhe të jetë rreziku kryesor për mbrojtjen kundërshtare.
“Niveli i ligës është mjaft i mirë. Ka dallim me Superligën e Kosovës pasi këtu futbolli është shumë më fizik dhe ritmi është shumë i lartë”, tregon Manaj.
Në xhiron e fundit, skuadra e tij Ankara Keciorenguxhu, pati punë shumë të vështirë ndaj një prej pretendentëve për t’u ngjitur në elitë, Adana Demirsporit. Manaj ishte hero i skuadrës duke shënuar golin e vetëm për tri pikë të arta të kryeqytetasve.
Sulmuesi nga Klina, vese është në objektivat personale, teksa përmend edhe synimet e skuadrës.
“Primare për mua ka qenë që të jem në formacionin bazë të ekipës, e që kam arritur, ndërsa qëllimi i skuadrës është që të ngjitemi në Superligë”, deklaroi Arb Manaj për RTV Dukagjinin.
Forma e lartë e 22-vjecarit, ka bërë që shumë skuadra ta monitorojnë nga afër, por ai nuk preferoi të flas për këtë duke thënë se është plotësisht i fokusuar te ekipi aktual. Arb Manaj ka 4 gola e 2 asistime në 11 ndeshje kampionat në Ligën e Parë të Turqisë, kurse ka shënuar edhe 2 gola të tjerë në ndeshjen e Kupës./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit
Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve
Man Utd refuzon të ulë çmimin e kërkuar për Garnachon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri