LAJMI I FUNDIT:

Flamuri shqiptar në ueb-faqen e Presidencës malazeze

Flamuri shqiptar në ueb-faqen e Presidencës malazeze

Hakerët kanë sulmuar mbrëmë ueb-faqen zyrtare të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, duke vënë në të flamurin shqiptar, muzikë shqiptare dhe mesazhe si: “Shqiptarët nuk janë terroristë, por viktima”.

Në faqen e njëjtë është vënë edhe kërkesa që Tuzi i Malësisë të bëhet komunë, pasi, siç kanë vënë në dukje sulmuesit, “kjo është e drejtë e tyre”.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh nga Ulqini, i cili ka lënë mesazhin në pjesën e poshtme të ueb-faqes së sulmuar, transmeton Rel.

Dy ditë më parë, në Tuz është zhvilluar protesta në mbrojtje të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Protesta u mbajt kundër ligjit që ndalon përdorimin e flamurit kombëtar, për çështjen e pronave dhe për ndarjen e Tuzit si komunë në vete. /Telegrafi/