Një befasi e veçantë ka mahnitur pushuesit në plazhin e Zvernecit, ku shfaqja e disa flamengove ka tërhequr vëmendjen dhe entuziazmin e turistëve vendas dhe të huaj.

Këto shpendë elegantë janë parë duke qëndruar pranë vijës bregdetare, duke ofruar një spektakël natyror të rrallë për pushuesit.


Pamja e tyre ka ngjallur habi dhe emocion, me shumë prej të pranishmëve që kanë nxituar të fiksojnë momentin me foto dhe video, raporton euronews.al

Flamengot që janë ‘banorë’ të përkohshëm të lagunës së Nartës, duket se këtë verë kanë zgjedhur të afrohen edhe më shumë me njerëzit, duke u bërë një atraksion shtesë për zonën turistike të Zvernecit.

Kjo shfaqje e rrallë natyrore jo vetëm pasuron përvojën e vizitorëve, por edhe thekson rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit në këto zona të veçanta të bregdetit shqiptar.