Këngëtarja Flaka Krelani është shquar gjithmonë për potencën e saj vokale!
Ajo njihet si një prej performueseve më të mira të zhanrit ‘rock’ dhe muzikës ‘live’ në përgjithësi.
Jo pak herë, Krelani bie në sy edhe për dukjen e saj gjithnjë tërheqëse në media dhe shfaqje të ndryshme televizive.
Si e tillë, këngëtarja nga Gjakova numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, me të cilët ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet mjaft provokuese në një fustan të zi, me prerje në anën e djathtë.
Ajo vë në pah linjat e saj, teksa duket mjaft atraktive në fustanin e veshur pa të brendshme.
Ndryshe, së shpejti, Flaka ka paralajmëruar se do të sjell bashkëpunimin e saj më të ri me artistin Pancho City, këngën “Def”. /Telegrafi/