LAJMI I FUNDIT:

Subvencionimi i investimeve në shtëpitë individuale, nesër nis shqyrtimi i listave të pritjes

Subvencionimi i investimeve në shtëpitë individuale, nesër nis shqyrtimi i listave të pritjes

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjise (FKEE) njofton se nesër, 14 qershor 2024, fillon shqyrtimi i listës së pritjes për aplikantët që kanë shprehur interesimin vitin e kaluar për të përfituar nga subvencionimi i investimeve për implementim të masave të energjisë efiçiente në shtëpitë individuale.

Thirrja fillestare për përfitim nga subvencionimi i mundësuar nga Bashkimi Evopian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ka qenë aktive nga data 8 gusht 2023 deri më 25 shtator 2023 dhe në bazë të kushteve të thirrjes, konkretisht të pikës 2.1 “Aplikimi pa Raport të Auditimit të Energjisë”, është thënë se:

Në rast se aplikanti, për çfarëdo arsye, nuk ka gjetur një auditor të çertifikuar të energjisë për të bërë auditimin e thjeshtëzuar të energjisë (walk-through audit), ai aplikacion do të vendoset në listë të pritjes, ndërsa shqyrtimi i tij i mëvonshëm do të merret parasysh nëse plotësohen dy kushtet e mëposhtme:


• Buxheti i destinuar për thirrjen ende nuk është shpenzuar; dhe

• Kontraktimi i Auditorëve të Energjisë bëhet nga ana e FKEE-së. “

Në lidhje me këtë, në mënyrë që të përmbushet ky kusht i thirrjes, FKEE fton të gjithë aplikantët në listën e pritjes, e që janë rreth 1000 sosh, të njoftojnë FKEE-në nëse ende janë të interesuar për të përfituar nga subvencionimi i implementimit të Masave të Efiçiencës së Energjisë (MEE).

Për të gjithë të interesuarit, rikujojmë se kriteret që kërkohen për t’u kualifikuar për subvencionimin, janë:

Shtëpia të jetë e banueshme në 21 nga 24 muajt e fundit (si kriter bazë), e që ka një konsum energjie të energjisë elektrike prej të paktën 250 kËh (kilovat/orë) në muaj;

Gjithashtu, duhet të plotësohet së paku njëri nga kriteret si në vijim:

a) shtëpia nuk ka termoizolim ose është nën kërkesat minimale teknike (trashësia e izolimit të murit të jashtëm është nën 8 cm, termoizolimi i kulmit nën 10 cm, dhe shtëpia ka dyer e dritare jo efikase); ose

b) shtëpia është pjesërisht e izoluar, por një ose më shumë nga masat e pikës a) nuk i plotësojnë kërkesat minimale.

Në bazë të Rregullores së MESPI nr.04/18 për kërkesat minimale të performancës energjetike të ndërtesave, izolimi termik i mureve të jashtme mbetet një kriter i detyrueshëm në të gjitha rastet. Kjo do të thotë që nëse aplikanti nuk do të investojë në termoizolim, masat e tjera nuk do të miratohen.

Në mënyrë që procesi të jetë sa më i shpejtë, efikas dhe transparent, njoftojmë të gjithë aplikantët në listën e pritjes që të kontrollojnë postën e tyre elektronike (e-mail), në të cilën, me datë 14 qershor 2024, do të pranojnë njoftimin dhe kërkesën që të shprehin interesimin e tyre për të vazhduar tutje me procesin. Njëkohësisht, bëjmë me dije që mungesa e ndonjërës nga informatat e kërkuara në  email, do të rezultojë me diskualifikim të kërkesës për trajtim të mëtutjeshëm.

FKEE pret konfirmime nga të gjithë aplikantët e listës së pritjes, nga e premtja e datës 14 qershor 2024 deri të dielen e datës 23 qershor 2024.

Për informacione të tjera ju ftojmë të kontaktoni FKEE-në përmes email adresës listaepritjes@fkee-rks.net.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori