LAJMI I FUNDIT:

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes për ngjarjet e 27 prillit

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes për ngjarjet e 27 prillit

Me fjalët përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Fjalët përfundimtare në seancën e kaluar i dha Prokuroria, e cila është përfaqësuese e aktakuzës për ngjarjet e 27 prillit, ku fillimisht të akuzuar ishin 33 persona, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Villma Ruskoska, në fjalët përfundimtare tha se gjykata nuk duhet të ndikohet nga ajo se dikush ballafaqohet me 10 vite burg, ndërsa dikush tjetër është amnistuar për veprën e njëjtë, por duhet të ndikohet nga faktet.


Fjalët përfundimtare sot pritet t’i japin Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durllovski, Jane Çenvo, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski Ninxha, Nikolla Mitrevski Koljo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijam Mihajllovski, të cilët ngarkohen me veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Procedura është ndarë për të akuzuarit Oliver Radullov dhe Sasho Markovski, të cilët janë të akuzuar për veprën “ndihmë” në kryerjen e veprës penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori