Akademiku dhe analisti politik francez, Philippe Moreau Defarges, ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të një deklarate për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkohë që merrte pjesë në një program në BFM Business TV, raporton Anadolu Agency (AA).
Philippe Moreau Defarges ishte pjesë e programit “7 ditë në Botë” i zhvilluar në televizionin e lajmeve me profil ekonominë, BFM Business.
Specialisti i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Francës ka thënë se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) nuk do të jetë i mundur dhe se edhe nëse pranohet nga BE-ja, rikujtoi se ky vendim duhet të miratohet nga 27 vende të këtij unioni.
Ndërsa lidhur me referendumin popullor të mbajtur në Turqi, Defarges ka pretenduar se janë mbyllur rrugët ligjore për ankimimin dhe ka pretenduar gjithashtu se ankimimet do të jenë pa rezultat.
“Ajo që mbetet është ose luftë e brendshme ose edhe pse është e vështirë të thuhet, vrasja e tij (Erdoganit)”, ka thënë ai.
Ndërsa pas kritikës së drejtuesit të emisionit i cili ka pohuar se “nuk mund të legjitimojë një vrasje”, Defarges, ka thënë se kjo gjë është diçka e diskutueshme dhe prej shumë kohësh dhe madje edhe në fetë e mëdha.
Pas programit shumë qytetarë kanë kritikuar televizionin BFM Business, duke thënë se ky televizion ka bërë thirrje për vrasje.
Ndërsa shumë qytetarë turq që jetojnë në Francë kanë thënë se një deklaratë e tillë kundër Presidentit të Turqisë, Erdogan, është e papranueshme dhe duke publikuar mesazhe të shkurtra në rrjetet sociale, i kanë bërë thirrje Këshillit të Lartë të Auditit të Mediave të Francës të dënojë këtë televizion për deklaratat.
Qytetarët kanë rikujtuar se në vend ekziston gjendja e jashtëzakonshme. Ata kanë dënuar deklaratën dhe kanë theksuar se do të ngrenë padi kundër Defarges-it.
Qytetarët kanë bërë thirrje gjithashtu institutit dhe televizionit ku Defarges punon, që të kërkojë falje në lidhje me deklaratat e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City