LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e JK Rowlingut kundër urrejtjes

Fitorja e JK Rowlingut kundër urrejtjes
JK Rowling (foto: WireImage/Samir Hussein)

Nga: Suzanne Moore / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Rrija ulur në dhomën e punës së JK Rowlingut, duke ngrënë biskotat që solli i shoqi Neil, kur tha se ka kuptuar se publikisht duhet të luftojë për të drejtat e grave. Ndodhi në fund të vitit 2022.

Tre vjet më parë, ishte përfshirë në “luftërat gjinore” duke postuar në Twitter mbështetjen për Maya Forstaterin – e cila u detyrua të largohej nga puna për pikëpamjet për shtypjen gjinore. Ishte rast historik, meqë vërtetoi se veprimet e tilla mbrohen sipas Aktit të Barazisë të vitit 2010.


Rowlingu ndjeu se po kalonim nëpër epokën më mizogjene dhe vendosi të flasë. Nuk ishte punë e lehtë. Më tha: “Duhet të jem vetja, apo jo? Sepse, gjithmonë do të jem në gjendje të ushqej fëmijët e mi, edhe nëse të gjithë i bojkotojnë librat e mi në pjesën tjetër të jetës sime. Ky është një pozicion i privilegjuar ku mund të jesh. E shoh veten si një nga njerëzit më me fat në Tokë”.

Njerëzit gjithmonë më pyesin se pse ajo bën atë që bën, kur thjesht mund të kishte jetë të mirë.

Mendoj për fjalët e Joan Didionit: “Me pak fjalë, njerëzit me vetërespekt shfaqin njëfarë ashpërsie, një lloj të nervit moral; shfaqin atë që dikur quhej karakter”.

Kur them se ajo është feministe deri në palcë, shohin me huti. Thuajse askush nuk beson se duhet bërë diçka që në të vërtetë kushton.

Jeta e saj e mirë, megjithatë, tani i përfshin kërcënimet serioze, të tmerrshme për të, për familjen e saj, si dhe abuzimet e pafundme.

JK që njoh ka vezore prej çeliku dhe zgjuarsi të shkëlqyeshme, thumbuese, dhe kjo është ajo që kemi parë gjatë javës së kaluar.

Thënë të drejtën, mendoj se është paksa e zhgënjyer që nuk u arrestua. Shumë njerëz do t’i bashkoheshin me kënaqësi. Nuk jam e sigurt nëse Policia ka burg mjaft të madh për të futur të gjitha gratë që nuk do t’i quajnë përdhunuesit “ajo”, të cilat nuk e mohojnë biologjinë, ato që janë lodhur duke u ngacmuar meqë nuk mendojnë se sterilizimi i fëmijëve homoseksualë është ide e mirë.

I mendojmë këto gjëra jo nga urrejtja ndaj njerëzve transgjinorë, por sepse duam të mbrojmë gratë e ndjeshme dhe t’ua japim fëmijëve kohën për të vendosur se kush duan të jenë. Nuk duam t’i gënjejmë për ndryshimin e gjinisë, kur kjo është lodhëse dhe në fakt e pamundur.

Rowling kundërshtoi qëllimisht ligjet e reja të krimit të urrejtjes me një sërë postimesh në Twitter që burra i quanin gratë e famshme transgjinore.

Humza Yousaf [Ministri i Parë i Skocisë] kishte paralajmëruar se ky legjislacion ishte i pazbatueshëm nga grupet e shumta të grave. Burrat që identifikoheshin si gra ishin të mbrojtur, por gratë jo. Si do të merrej policia me këtë?

Kush do të mbyllte së pari njërin sy? Rowling apo Policia? Kur ajo që tha nuk u konsiderua si krim urrejtjeje, gjithçka nisi të shpërbëhej. “Oh, është në rregull për të me gjithë pasurinë që ka”, thanë disa dhe ajo përsëri pohonte se nëse ndonjë grua tjetër do të arrestohej, do t’i përsëriste ato fjalë dhe do të arrestohej përkrah tyre.

Këtu ishte një mësim për solidaritetin, për simotrat dhe fuqinë e thjeshtë nxitëse për të thënë jo.

Pjesa më e madhe e kësaj lufte ka qenë pikërisht për këtë. Gratë që thonë jo dhe gratë që kanë kufij, dhe kjo është arsyeja se pse e majta liberale ka qenë në thelb e padobishme me mantrat e tyre të paqarta “të jesh i sjellshëm”, që do të thotë të jesh i sjellshëm vetëm me burrat. Ose me këdo që pretendon identitetin e pakicës.

Rowling ishte absolutisht e vendosur dhe për më tepër e ka bërë këtë vetëm me fuqinë e fjalëve në rrjetet sociale. Nuk ka mbajtur asnjë fjalim, nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe megjithatë e ka shënuar këtë fitore masive. Epoka për “asnjë debat” me të vërtetë ka mbaruar. Kjo është gjë e mirë për gratë dhe, natyrisht, për lirinë e fjalës. Shumë ishin kundër këtyre ligjeve të kota të krimit të urrejtjes, me të cilat Partia Kombëtare e Skocisë parakalonte me të ashtuquajturat vlera progresive, teksa minonte historinë krenare të Iluminizmit të Skocisë dhe nocionin e saj të lirisë së besimit. Ky legjislacion i turbullt, por autoritar, shkakton probleme për shkak të një gruaje të mrekullueshme.

Kundërshtarët e Rowlingut të cilët thonë mos e bëni martire, në të vërtetë nuk e kanë idenë se kush është ajo. Ose sa mbështetje ka ajo. Për dekada ka financuar bamirësitë, ka krijuar Lumos-in, një OJQ që ndihmon fëmijët e institucionalizuar, dhe tani Beira’s Place-in si një qendër e krizës së përdhunimeve në Edinburg. Thotë se një hapësirë e sigurt për gratë është ajo ku ato mund të shprehin besimin në biologji dhe, kur shkova atje, u mahnita nga besnikëria absolute e ekipit të saj. Askush jashtë rrethit të saj nuk dinte për këtë, derisa nuk u hap.

Më tha se e hapi sepse “kam pasur momentin e frymëzimit dhe mendova: ‘Nuk kam pse të rënkojë përreth kuzhinës sime. Në fakt, mund të bëj diçka për këtë”.

Ajo ecën ashtu siç flet, organizon festa përrallore dhe argëtohet pa masë. Vetëm për këtë ndoshta duhet të digjet në hu!

Është grua që di të përdor mediat sociale në mënyrë më efektive se pothuajse çdokush tjetër. Eloni [Musk] ndoshta po kërkon një manual.

Në një takim, në natën tjetër, bisedoja me një yll të vërtetë roku dhe ai tha: “Do të tregoj se kush është yll i vërtet i muzikës … JK Rowling”.

A nuk është kjo e vërtetë? /Telegrafi/