Leicester City ka regjistruar fitore ndaj Crystal Palace (2-1) në King Power Stadium, edhe pse ishte në disavantazh në gjysmën e parë.
I asistuar nga Eberechi Eze, Wilfried Zaha e kaloi skuadrën mysafire në epërsi (12’) dhe me këtë rezultat u mbyll gjysma e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen për ta fituar sfidën. Fillimisht, Timothy Castagne e barazoi rezultatin (50’) pas asistimit nga Kelechi Iheanacho.
Iheanacho e shënoi golin e dytë (80’) për nikoqirët pas asistimit nga Jonny Evans dhe ky rezultoi goli i fitores.
Pas kësaj fitoreje, Leicester City qëndron në vend të tretë në renditje dhe e ka rritur diferencën në katër pikë me Chelsean që ndodhet një pozitë më poshtë.
Derisa pikëdallimi me West Ham Unitedin (që man vendin e pestë) është shtatë pikë. /Telegrafi/