Ka hapur siparin kampionati evropian i futbollit Euro 2016, i cili po mbahet në Francë.
E pikërisht skuadra nikoqire ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të kampionatit në stadiumin Stade de France kundër Rumanisë me rezultat 2:1, në saje të një supergoli në minutën e fundit të Dimitri Payet.
Edhe pse Rumania e nisi më mirë takimin, Franca ishte afër golit me sulmuesin e saj më të rrezikshëm Antoine Griezmann. Pas një harkimi të bukur nga Bacary Sagna, sulmuesi Griezmann godet me kokë, por shtylla nuk i lejon francezët të festojnë.
Edhe Rumania kishte rast të mirë, por portieri francez Hugos Lloris tregoi cilësitë e tij dhe kështu pjesa e parë përfundoi pa gola, raporton Telegrafi.
E për të parë golin e parë në evropian është dashur të pritet deri në minutën e 58-të të takimit.
Olivier Giroud realizoi golin e parë për Francën kundër Rumanisë dhe njëkohësisht të parin në kampionatin evropian të futbollit, Euro 2016.
Shtatgjati francez realizoi gol me kokë pas një harkimi të saktë të mesfushorit fantastik, Dimitri Payet.
Por, rumunët nuk iu dorëzuan presionit të francezëve dhe me dy-tre sulme të shpejta, gjetën rrugën e golit të barazimit.
Në fakt, Rumania ka fituar penallti në minutën e 64-të, ndërsa nga pika e bardhë shënoi Bogdan Stancu.
Paraprakisht, Patrice Evra ndërhyri në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë ndaj autorit të golit.
Megjithëse në vazhdim të ndeshjes francezët e kërkuan rrugën e golit këtë nuk ia arritën deri në minutat e fundit.
Kur pritej të përfundonte koha e rregullt e ndedhjes, mesfushori fantastik dhe lojtari i takimit, Dimitri Payet, me një goditje të fuqishme dhe të saktë, mposhti portierin Ciprian Tatarusanu.
Në tre minutat shtesë më nuk pati gol dhe kështu, Franca triumfoi me rezultat 2:1.
Pas kësaj fitore, Franca ka tre pikë ndërsa Rumania mbetet pa pikë në grupin A, ku gjenden Shqipëria dhe Zvicra, të cilat do të takohen nesër me fillim në ora 15:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës