Fisnik Asllani i pandalshëm, shënon dy gola në fitoren e thellë të Elversbergut

Fisnik Asllani ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2, teksa ka qenë protagonist me dy gola në fitoren e thellë të skuadrës së tij Elversberg kundër Jahn Regensbur 6-0.
Ylli dardan ka qenë fantastik në këtë takim me dy gola të shënuar.
Ishte minuta e 43-të e ndeshjes, kur Asllani shënoi golin e parë të tij dhe të tretin për skuadrën e tij.
Ndërkohë sulmuesi kosovar golin e dytë personal e shënoi në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar 6-0.
Me këta dy gola të sotëm, Asllani shkon në kuotën e 14 golave në Bundesliga 2, teksa ka edhe 6 asistime. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































