Fillon podcasti “Siguria në Rrugë” – një thirrje e re për ndërgjegjësim dhe siguri në trafik

Një iniciativë e re ka filluar në Kosovë me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin për sigurinë rrugore. “Siguria në Rrugë” është podcasti më i ri në gjuhën shqipe që trajton tema në mënyrë të thelluar dhe profesionale çështjet e sigurisë në komunikacion.


Podcasti moderohet nga prof. Muhamed Krasniqi, ekspert i njohur i sigurisë në trafik dhe studiues në këtë fushë, i cili përmes këtij projekti synon të ofrojë informim të saktë, analiza të thelluara dhe propozime konkrete për përmirësimin e gjendjes aktuale në rrugët tona.

Në episodin e parë mysafir është Nënkolonel Jeton Rexhepi, Drejtor i Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, i cili ndan të dhëna shqetësuese dhe jep sqarime lidhur me trendët e aksidenteve dhe funksionimin e sistemit të dënimeve për kundërvajtje në trafik.

Temat që trajtohen janë: gjendja reale të sigurisë në rrugët e Kosovës; arsyet kryesore të aksidenteve dhe mënyrat për t’i parandaluar; fenomeni shqetësues i vetaksidenteve; funksionimi e sistemit të dënimeve për kundërvajtje si dhe shumë aspekte tjera që ndikojnë përditshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Podcastin mund ta ndiqni këtu.