“Financial Times”: Marrëveshja për emrin e Maqedonisë së Veriut, sukses i rrallë diplomatik në Ballkan

Marrëveshja e Prespës me siguri është arritja më e madhe diplomatike e Ballkanit Perëndimor, pas Marrëveshjes së Dejtonit me të cilën iu dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995. Prespa mbjellë shpresa për përparim në përballjen me sfidat tjera rajonale, veçanërisht kontestin mes Serbisë dhe Kosovës, për rivalitetet ndëretnike dhe qorrsokakun kushtetues në BeH, por nevojiten edhe disa hapa për t’u forcuar përfitimet e saj, bëhet e ditur në analizën e sotme të “Financial Times”, me titull “Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë së Veriut sukses i rrallë diplomatik i Ballkanit”.
“Historia duhet të jetë shkollë, e jo burg, tha Nikos Koxias, ish-ministri i Jashtëm grek. Për Ballkanin, i cili me gjenerata të tëra është i përçarë nga kontestet etnike, politike, fetare dhe territoriale, ky është një propozim ambicioz. Megjithatë, zgjidhja e kontestit për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut sugjeron se Kotziasi është në rrugë të vërtetë. Përse kujtimet e dhimbshme historike t’i bllokojnë qeveritë dhe shoqëritë ballkanike në spiralen e pafundme të dyshimit dhe frikës?”, shkruan FT.
Gazeta përkujton se me Marrëveshjen e Prespës e cila hyri në fuqi më 12 shkurt “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” riemërtohet në Maqedoni e Veriut, term që nuk nënkupto kurrfarë pretendimi territorial ndaj rajonit verior grek Maqedoni. Nga ana e saj, Greqia e njohu të drejtën e popullit në Maqedoninë e Veriut që ta shfrytëzojë termin “maqedonas” për gjuhën dhe nacionalitetin. Në këtë mënyrë, bëhet e ditur në analizën, është gjetur përgjigje për reinkarnimin e fundit të çështjes maqedonase – burim i vazhdueshëm i tensioneve në Ballkanin jugor nga fundi i shekullit 19.
Kompromisi, thuhet në tekstin, kërkoi guxim të konsiderueshëm politik nga kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, të cilët u përballën me rezistencë të fuqishme nga opozita në të dyja vendet. Megjithatë, Prespa është marrëveshje obliguese ndërkombëtare, ndërsa rëndësia e saj shtrihet jashtë dy shteteve që e nënshkruan.
Prespa, analizon FT, nxitë shpresa për përparim në përballjen me kontestet tjera rajonale, por nuk mund të jetë formulë për zgjidhjen e konflikteve tjera meqë secili prej tyre është i ndryshëm dhe ka specifikat e tij. Kontesti për emrin nxiti çështje serioze për përputhje të pohimeve për simbolet dhe esencën e identiteti kombëtar, që reflektohet përmes prizmave të mitit historik, kulturës dhe luftës së sotme politike. Por, në esencë ky ishte një problem diplomatik të cilit i duhet zgjidhje diplomatike.
Marrëveshja e Prespës, sipas FT, do të vlerësohet edhe sipas asaj nëse do t’i mënjanojë dyshimet për stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për të ndodhur kjo, nevojiten tre hapa.
“Së pari, BE-ja duhet doemos t’i hapë dyert e saj për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është ideale që BE-ja t’i fillojë bisedimet për anëtarësimin e dy shteteve këtë vit. Anëtarësimi në BE do të shpërblehet në Prespë me atë që do të bëhet kufi relevant mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, njëjtë siç para do kohë janë zgjidhur kontestet kufitare mes Francës dhe Gjermanisë. Ndërkohë, fillimi i bisedimeve për hyrjen e Shqipërisë në BE duhet t’i frenojë nacionalistët në Tiranë dhe Kosovë në përpjekjet për t’i shfrytëzuar për qëllimet e tyre edhe shqiptarët etnik në Maqedoninë e Veriut”, shkruan FT.
Së dyti, nuk guxon të lejojë diskreditim ose shkatërrim të Marrëveshjes së Prespës nga kundërshtarët e saj. Opozitarja Demokracia e Re duket se do të kthehet në pushtet në Greqi pas zgjedhjeve parlamentare të radhës, që duhet të mbahen deri në tetor. Demokracia e Re është kritikuese ndaj Prespës, por do të ishte gjë më e mençur që Kirijakos Micotakis, lideri i partisë, ta pranojë marrëveshjen dhe të ndihmojë në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, politika këto që me siguri janë në interesin nacional të Greqisë, thuhet në analizën.
“Gjithashtu, është koha që edhe kundërshtarët djathtistë të Zaevit të përshëndeten me shovinizmin maqedonas. Nacionalizmi i tyre bombastik i shkaktoi dëm të madh reputacionit të shtetit të ri gjatë sundimit të Nikolla Gruevskit 2006-2016. Tani Maqedonia e Veriut duhet doemos të kultivojë patriotizëm qytetar, po madje edhe t’i forcojë të drejtat e shqiptarëve të saj etnik”, shkruan FT.
Kjo, siç bëhet e ditur, shpie deri te pika e tretë. – Çështja e re e Ballkanit jugor është nëse shqiptarët etnik në rajon do të jenë të kënaqur që të mbeten të shpërndarë në tri shtete – Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut – ose nëse disa ose të gjithë do të tentojnë që të bashkohen në një Shqipëri të Madhe. Çdo gambit i tillë bartë rrezik të lartë për përfshirjen e rajonit në dhunë. Prandaj, politikanët e shqiptarëve etnik në të tri bashkësitë duhet të jenë të përmbajtur. Mirëpo, si zëvendësim, BE-ja dhe politikanët rajonal ballkanik, duke përfshirë edhe ata në Shkup, duhet doemos t’i bindin të gjithë shqiptarët se aspiratat e tyre për prosperitet, të drejta qytetare dhe integrim evropian marrin kujdesin përkatës. Nga kjo, jo më pak se Marrëveshja e Prespës, do të varet edhe mirëqenia e Maqedonisë së Veriut, po madje edhe mbijetesa e saj, bën të ditur “Financial Times”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa