Financial Times: E ardhmja e brishtë e Ballkanit varet nga marrëveshja për Maqedoninë
Përmes redaktorit për Evropë, Tony Barber, prestigjozja amerikane “Financial Times” shkruan se e ardhmja e brishtë e Ballkanit varet nga marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë.
Sipas tij, ndryshimet e emrit të aeroportit dhe të një auto udhe, nga siç thotë “lidershipi reformator” paraqesin shpresë për rajonin e Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në analizën e tij, Barber konsideron se një ujdi që do ta përmbyllte çështjen mbi 20 vjeçare të emrit, do të ishte sinjal pozitiv për vendet tjera si Kosova e Serbia, apo edhe kroatët, muslimanët e serbët në Bosnjë e Hercegovinë.
Gjithashtu, Barber konsideron se ujdia për emrin do të hapte dyert e BE-së dhe NATO-së për Maqedoninë dhe këtë vend do ta largonte nga paqëndrueshmëria gjeopolitike, dhe se do të ishte një kundërvënie për zgjerimin e prezencës në Ballkan të Rusisë, Turqisë, Kinës, Arabisë Saudite dhe vendeve tjera të Gjirit.
Barber citon deklaratën e Ali Ahmetit të ketë thënë se gjithçka që është arritur me marrëveshjen e vitit 2001 do të ishte e kotë nëse nuk anëtarësohet Maqedonia në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, Barber thotë se e ardhmja e një ujdie Maqedoni-Greqi është e pasigurtë, pasi që Athina kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kurse Shkupi mendon për një zgjidhje në dy forma, një për përdorim të jashtëm, dhe një për përdorim të brendshëm.
Këtë qëndrim, Barber e bazon edhe në faktin se në Qeverinë e Tsipras ka një parti nacionaliste, dhe kësaj i shtohet opozita konservatore, Kisha Ortodokse, përfshi tentimet e Rusisë për të penguar një ujdi të mundshme, ndërsa zgjedhjet e vitit të ardhshëm mund të ngritin temperaturat politike, dhe kjo dëmton bisedimet.
Në përmbyllje për “Financial Times”, Tony Barber konsideron se jo të gjitha shtetet e BE-së dhe të NATO-së e shohin anëtarësimin e Maqedonisë si diçka parësore, por kjo do të mësohet në samitin e BE-së në qershor, dhe të NATO-së, në korrik.
Ai shprehet se këto samite mund të jenë tepër të parakohshme për një ujdi Maqedoni-Greqi, dhe nëse kjo është kështu, atëherë Barber shpreson se NATO dhe BE t’i rezistojnë tundimit për pengesa, si një arsyetim për anashkalimin e çështjes së Maqedonisë, dhe se “Ballkani është tepër i brishtë që të lejohen vetëkënaqësi të tilla”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Situata e gripit të shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë mesazh për fermerët e qytetarët
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025