Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Finance Think rekomandon që masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë, ndërsa në të gjitha rastet e tjera ato duhet të zëvendësohen me masa strukturore ose masa të bazuara në parimet e tregut, përkatësisht: zbatimi konsistent dhe i paanshëm i Ligjit për praktika të padrejta tregtare, forcimin e kapaciteteve dhe mjeteve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, rishikimin e sistemit të subvencionimit bujqësor për një prodhim më të madh vendas dhe mbështetjen e synuar buxhetore për segmentet më të rrezikuara të popullsisë.
Siç publikuan sot nga Ekipi i Finance Think, gjetjet tregojnë se masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve vetëm e qetësojnë përkohësisht inflacionin, pasi me heqjen e masës, çmimet rriten sërish. Inflacioni, theksohet në kumtesën, po i rikthehet dinamikës së para masës, pothuajse në tërësi, por nuk është vlerësuar tejkalim.
“Gjetjet nga analiza tregojnë se masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve kanë pasur një efekt të butë agregat dhe të fortë të menjëhershëm. Inflacioni mesatar te ushqimi në periudhat pa zbatimin e masave ishte 0,5 për qind, muaj për muaj. Me masat, mesatarisht, inflacioni te ushqimi ishte negativ, më së shumti deri në -1 për qind, përkatësisht me masat çmimet e ushqimit janë ulur. Prandaj, efekti i vlerësuar është është relativisht i madh. Megjithatë, ky efekt zbehet pas muajit të parë të zbatimit të masës (kur ajo zgjati më shumë se një muaj). Kjo tregon se derisa masat kryejnë efektin më të fortë të pritshëm në uljen e çmimeve të ushqimit në muajin e parë, ky efekt zvogëlohet shpejtë, me gjasë për shkak të rregullimeve në dinamikën e tregut (për shembull, te çmimet e produketeve alternative që nuk janë pjesë e masës), sqarojnë nga Finance think.
Në kumtesën kujtojnë se në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024, Maqedonia u përball me rritje të ndjeshme të inflacionit, të shkaktuar nga faktorë të shumtë. Ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe presionet në tregje individuale (si ai i vajit të gatimit) shkaktuan presione në çmim që në gjysmën e dytë të vitit 2021. Por goditja kryesore ndaj çmimeve, nënvizojnë, erdhi pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit 2022, një ngjarje që shkaktoi zhvendosje tektonike gjeopolitike dhe ekonomike, të cilat patën një ndikim të fortë në rritjen e çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para. Krahasuar me nivelin e çmimeve në fillim të vitit 2021, në fund të vitit 2024 niveli i përgjithshëm i çmimeve në Maqedoni është më i lartë për 35 për qind, ndërsa niveli i çmimeve të ushqimeve është më i lartë për 46, 8 për qind.
Në përgjigje të këtij presioni inflacionist, thuhet në kumtesën, Qeveria ka vendosur një sërë masash për të zbutur pasojat negative në konsum dhe në standardin e jetesës së popullsisë. Masat e marra në periudhën 2021-2024 kanë të bëjnë me ngrirjen e çmimeve të disa produkteve bazë dhe/ose kufizimin e marzheve tregtare, me qëllim parandalimin e rritjes së mëtejshme të çmimeve. Gjithsej nëntë vendime bazë janë marrë deri në dhjetor 2024, tre prej të cilave kanë të bëjnë me kufizimet e marzhit dhe pjesa tjetër me kufizimet e çmimeve. Disa prej tyre kanë të bëjnë me produkte specifike nga grupi ushqimor, ndërsa disa mbulojnë një gamë më të gjerë të produkteve ushqimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025