Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll, ku Trepça dhe Bashkimi zhvilluar një pjesë të parë emocionuese.
Pas dy çerekëve, Trepça shkon në pushim në epërsi ndaj Bashkimit me rezultat 42-41.
Çereku u parë ishte shumë i barabartë dhe u mbyll me rezultat 24:22.
Ndërsa çereku i dytë i takoi Bashkimit që e mbylli me rezultat 19-18.
Wendell Green ishte larg më i miri në pjesën e parë me 23 pikë, ndërsa te mitrovicasit paraqitje të mirë kishin Michael Green me 12 pikë, ndërsa Mikaile Tmushiq i shënoi 11 pikë.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më zjarrtë, pasi që të dy skuadrat do të luftojnë për trofuen. /Telegrafi/