Llapi dhe Drita do të luajnë sonte (e enjte) finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Skuadrat vijnë në këtë finale pas në gjysmëfinalet me nga dy ndeshje, llapjanët ishin më të mirë se Prishtina, ndërsa Drita eliminoi Ramiz Sadikun.

Stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë të Llapit dhe Dritës.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vendosur të luajë me Valmir Veliun, Kastriot Selmanin dhe Firminon në sulm.

Sot mungojnë Bujar Idrizi dhe Benjamin Emini shkaku i kartonëve.

Në anën tjetër Ardian Nuhiu ka vendosur të luajë me Kryeziun, Ajzerajn dhe Simonovski në fazën e sulmit.


Llapi: Avdyli, Shabani, Prençi, Neto, Krasniqi, Peposhi, Ramadani, Rivera, Veliu, Selmani, Firmino.

282564901 10159831549447243 8032578134040257121 n

Drita: Rexhepi, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Jashari, Broja, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.

284373517 1650747165309775 5868536113252506722 n


/Telegrafi/

telegrafi sport app