Një vajzë e cila pritej të bëhej nuse, ka filmuar veten duke pirë helmin vdekjeprurës dhe më pas videon ia ka dërguar ish-të dashurit i cili e shantazhonte.

Vajza e re e identifikuar si Nisha Devidas, shihet duke pirë një substancë me ngjyrë të zezë në shtëpinë e saj në fshatin Rohini në pjesën perëndimore të Indisë, transmeton Telegrafi.


1 32

Ajo pritej që pas 10 ditëve të martohet me një burrë të paidentifikuar në ditën kur vdiq.

Sipas vëllait të saj Ravi Kavle, ajo ishte lodhur nga shantazhet e ish-të dashurit Nikhil Borkar dhe kështu vendosi t'ia marrë vetes jetën.

3 153

Trupi i saj i pajetë është gjetur nga një person i panjohur i cili e dërgoi me urgjencë në spitalin e Bhandaras, ku edhe ishte shpallur e vdekur.

"Motra ime pritej të martohej gjatë 4 shkurtit, por ajo "përqafoi" vdekjen 10 ditë para martesës", ka shtuar vëllai i viktimës. /Telegrafi/