Site icon Telegrafi

Filmohet momenti kur vetura godet tri këmbësore në Romajë të Prizrenit

Mëngjesin e së martën në fshatin Romajë të Prizrenit një veturë ka goditur tri këmbësore.

Në filmimet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale shihet se vetura ka goditur fëmijët të cilët sipas informacioneve nga policia ishin duke shkruar në shkollë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur të martën, ndërsa vetëm njëra nga këmbësoret e përfshira në aksident është paraqitut për trajtim mjekësor dhe pastaj është liruar për në shtëpi.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe një këmbësorë.

“Fsh. Ramajë, Prizren 29.09.2020 – 07:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull  kosovar  dhe këmbësorit ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujdes pamjet e aksidentit, nuk preferohet të shikohet nga persona të ndjeshëm./Telegrafi/

Exit mobile version