LAJMI I FUNDIT:

Filmat në edicionin e gjashtë të Nine Eleven

Filmat në edicionin e gjashtë të Nine Eleven

Të martën mbrëma në Tetarin Kombëtar është hapur edicioni i gjashtë i festivalit gjithëkombëtar të filmit të shkurtër artistik, "9/11 Dedication Festival".

Tre filmat e parë që u projektuan për këtë edicion të festivalit ishin “Vrasja e dytë” i regjisorit Emin Halili, “Cigarja e fundit” nga Gledis Bica dhe “Molla e kuqe” i regjisorit Mentor Berisha, që të tre në konkurrencë zyrtare.

Shfaqja e tre filmave në hapje të festivalit, gjë e cila nuk ka ndodhur viteve të kaluara, është bërë për shkak të numrit të madh të filmave garues. I pranishëm në hapje ishte aktori i njohur Jimmy Biberi, i cili njëherësh është edhe anëtar i jurisë së këtij edicioni të “9/11 Dedication Festival”.

“Dua të theksoj se kam nderin që jam këtu, sepse mendoj se ky festival është i mrekullueshëm dhe i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë Biberi.


Pjesë e veçantë e programit të këtij edicioni të “9/11 Dedication Festival” është “Doku në “9/11” nga festivali “Dokufest”, gjë e cila ndodh për herë të parë. Drejtori artistik i “Dokufest”-it, Veton Nurkollari, ka vlerësuar se ky bashkëpunim do të jetë në dobi të artistëve.

Në këtë edicion të “9/11 Dedication Festival” në konkurrencë zyrtare janë 27 filma të regjisorëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Ndërkohë, do të shfaqen edhe 8 filma të tjerë jashtë konkurrencës zyrtare.

Organizatorët kanë thënë se këtë vit interesimi i regjisorëve ka qenë jashtëzakonisht i madh, gjë e cila, sipas tyre, ka bërë që kriteret e pranimit të jenë më të ashpra.

Edicioni i gjashtë i festivalit gjithëkombëtar të filmit të shkurtër artistik “9/11 Dedication Festival” do të përmbyllet nesër, me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve. Ndër të tjera, këtë vit për herë të parë do të jepet çmimi për kompozimin më të mirë në film. “9/11 Dedication Festival” organizohet për nder të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. /ktv/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori