LAJMI I FUNDIT:

Fillon zyrtarisht edicioni i trembëdhjetë i “Global UBT Fest 2024”

Fillon zyrtarisht edicioni i trembëdhjetë i “Global UBT Fest 2024”

Ka nisur zyrtarisht edicioni i trembëdhjetë i Festivalit “Global UBT Fest 2024”, një nga ngjarjet më të mëdha të dijes dhe shkencës në Evropë, organizuar nga UBT. Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëri hapjen e këtij festivali i cili do të përfshijë një sërë aktivitetesh që synojnë angazhimin e studentëve, profesorëve dhe ekspertëve për të promovuar ide dhe njohuri inovative.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e Festivalit Ndërkombëtar të Dijes “Global UBT Fest 2024”, i cili tashmë është bërë një traditë e organizimit nga UBT. Ky festival do të mbledhë profesionistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme në mbi 300 aktivitete, duke synuar që këtë vit të sjellë në UBT  mbi 12 mijë pjesëmarrës, në një prej ngjarjeve globale që ka të përfshirë edhe diasporën.

“Kosova përmes Global UBT Fest edhe këtë vit do të bëhet destinacion për shumë ekspertë, shkencëtarë, politikanë, si dhe artistë ndërkombëtarë. Ky festival, më i madhi i llojit të tij në rajon dhe në Evropë, është një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta të UBT-së – profesorëve, studentëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Falë mbështetjes suaj të palodhshme dhe përkushtimit tuaj, kemi arritur të krijojmë një mjedis ku inovacioni, krijimtaria dhe bashkëpunimi ndërveprojnë dhe arrijnë qëllimet e përbashkëta”, tha Rektori Hajrizi.

Në ceremoninë e hapjes, Rektori Hajrizi përkujtoi dhe nderoi veprën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

“Kadare ishte një zë i fuqishëm i kombit tonë, një mendje brilante dhe një shpirt që përjetoi dhe përshkroi të gjitha sfidat dhe ëndrrat e shqiptarëve. Ai do të mbetet përjetësisht në zemrat tona dhe do të jetë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm”, tha Hajrizi.

Gjatë këtij muaji, “Global UBT Fest 2024” do të ofrojë mundësi të shumta për studentët që përtej studimeve, të bëhen pjesë e aktiviteteve si samite, ligjërata tematike, punëtori dhe vizita studimore. Këto aktivitete synojnë përmirësimin dhe përforcimin e njohurive të tyre rreth fushave të caktuara, duke i bërë më të profesionalizuar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori