Fillon protesta e opozitës, Rama mes protestuesve

Kryetari i opozitës në tej theksoi se “regjimi” i kryeministrit Berisha i trajton njerëzit "si robër" dhe i vret si "kokëpalarë".
Më tej ai vazhdoi akuzat ndaj kryeministrit Berisha, duke thënë se “koalicioni i turpit lindi prej votave të vjedhura prej Saliut dhe të trafikuara prej Saliut".
"E ardhmja e Shqipërisë është marrë peng", tha Rama, duke shtuar se videoja Meta-Prifti turpëron Shqipërinë.
Ndryshe, mbështetësit e opozitës nga të gjitha qarqet dhe zonat e Shqipërisë kanë marshuar drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
Edhe protestues, miq të viktimave të 21 janarit kanë marrë fjalën në podium para ndërtesës së kryeministrisë, ndërkohë që në sfond duken 4 fotot e mëdha të viktimave të demonstratës së përgjakshme të 21 janarit.
Protestuesit kanë folur për demonstratën e 21 janarit dhe sesi janë qëlluar me armë zjarri. Kanë folur edhe të plagosurit e 21 janarit, duke thënë se ishin qëlluar me plumba.
Parullat janë në shqip dhe anglisht me akuzat kryesore ndaj kryeministrit Berisha të cilin e kanë quajtur "kasap" dhe vrasës", pastaj duam drejtësi", etj.
Në turmë duken flamuj kombëtarë. Fiqiri Xibri, kryetari i sindikatës së minatorëve ka hapur serinë e fjalimeve, duke thënë se kryeministri Sali Berisha nuk i mori parasysh kërkesat e tyre. /Telegrafi/





















































