LAJMI I FUNDIT:

Fillon operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë

Fillon operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë

Nga sot, duke nisur me dy prej zonave turistike në Ksamil dhe Velipojë, fillon operacioni i shembjes e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Operacioni, i paralajmëruar nga autoritetet do të “rrëzojë sot” në zonën e Velipojës 15 objekte të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30.

Pesë ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama ai që u la afat pronarëve që kanë ndërtuar pa leje, deri sot, që t’i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë më të rënda. Paralajmërimi shkoi për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.


Ishte Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i cili përmes një njoftimi dje bëri me dije detajet e operacionit për ditën e sotme. Objektet që do të shemben në Ksamil dhe Velipojë variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.

Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në Velipojë.

Deri tani nuk ka pasur asnjë kundërshti nga pronarët.

Ashtu siç ishte paralajmëruar në zonën e Ksamilit në Sarandë kanë filluar shembjet e ndërtimeve pa leje në zonën e bregut të detit. Fadromat e IKMT kanë filluar punën.

Pronarët janë ankuar dhe kanë kërkuar më shumë kohë që të mund të heqin materialet pasi sipas tyre nuk janë njoftuar më parë. /Report TV/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori