Fillon mbledhja e koalicionit VLEN, Taravari, Mexhiti dhe Ibrahimi deklarohen për media

Koalicioni VLEN po mban sonte mbledhjen e përbashkët, që siç u informuan mediat do të diskutohen ngjarjet e fundit politike brenda koalicionit, informon Telegrafi Maqedoni.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke hyrë në mbledhje tha se është takim i rregullt, duke mos ndarë detaje të tjera nga pritshmëritë e mbledhjes.
“Takim i rregullt që mbahet çdo javë. Besoj të vazhdojmë bashkë…”, tha Taravari.
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se do të vendoset për disa çështje koalicionuese deri në përfundim të mbledhjes.
"Takim i rregullt, as i pari e as i fundit. Jo nuk çështja e ndarjes së Arbenit nga koalicioni. Do të shohim deri në fund…”, tha Ibrahimi.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se nëse del apo jo Taravari nga koalicioni, duhet gazetarët ta pyesin vetë atë.
"Do të bisedojmë siç kemi biseduar. Pyeteni vetë Taravarin...."
Kujtojmë se mbledhje të ngjajshme VLEN ka pasur dhe disa ditë me herët ku është diskutuar pozicionimi i Taravarit brenda koalicionit.
Ministri Taravari ka shprehur ditëve të fundit disa pakënaqësi në funksionimin e VLEN-it, teksa tha se sipas anketave, shumica e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në qeveri. /Telegrafi




















































