Në Korçë ndodhi gjithçka. Kampionati shqiptar filloi me shumë tension në ndeshjen që Skënderbeu e fitoi ndaj Partizanit.

Ndeshja e parë pa polici doli dështim, pasi FSHF kishte vendosur së bashku me klubet që t’i largojë policët nga shkallët e stadiumeve.


Skënderbeu që triumfoi në kohën shtesë falë një goli të shënuar me penallti me Gjergji Muzakën.

Dejvi Bregu ishte lojtar i ndeshjes duke e fituar 11-metërshin.

Rreth minutës së 70-të pati gurë të hedhur në drejtim të tribunave dhe më pas tifozëve që zbritën në fushë për t’i qëruar hesapet.

telushi vangjeli

Kishte të lënduar dhe u desh që ambulancat të merret me shumë raste.

Sa i takon ndeshjes, ajo ishte shumë e luftuar, me duele të shumta, ndërhyrje të gabuara e kartonë të verdhë.

Muzaka e Mala kishin mundësitë më të mira për të shënuar gola në aksion, por nuk ia dolën.

Ti  pikë për Skënderbeun, që e nis kampionatin mbarë. /Telegrafi/Muzaka shenon me penallti on Vidnews.

telegrafi sport app