LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë para-porositë për Sony Xperia Z5

Fillojnë para-porositë për Sony Xperia Z5

Para-porositë për modelin më të ri të telefonit nga Sony - Xperia Z5 tashmë kanë filluar në shumicën e tregjeve botërore, edhe pse dërgesat e tij ende nuk janë bërë.

Por në Hong Kong dhe Singapor tashmë mund të bëhen para-porositë dhe rezervimet edhe për modelin Z5 Compact.

Kostoja e Xperia Z5 (Z5 Dual, poashtu) në Hong Kong është e përafërt me 735 dollarë, ndërsa Z5 Compact sillet rreth 620 dollarë.

Periudha e para-porosive përfundon më 5 tetor dhe dërgesat pritet të arrijnë më 7 tetor.


Ndërkohë në Singapor para-porositë mund të bëhen vetëm Xperia Z5, por jo edhe për Compact. Çmimi është rreth 700 dollarë. (Telegrafi)