Ndërrimi i „korsisë“ duke ndryshuar lejen e qëndrimit në Gjermani nga ajo e azilkërkuesit në vizë pune është çështje fati. Bundestagu miratoi ligje të reja për migrimin, por a do ta sjellin ato progresin e dëshiruar?
Nga mesi i vitit 2015, Danish Mirza erdhi nga Pakistani në Gjermani dhe shtroi kërkesë për azil. Ai mësoi gjermanisht dhe gjeti madje edhe mbështetje tek një shoqatë e badmintonit. Dëftesa pakisteneze e infermierit dhe një shkollë kualifikimi në Gjermani e ndihmuan atë të bënte një praktikë dhe në fund të merrte një kontratë pune fikse në një azil pleqsh. Pas dy vitesh përvojë pune, ai dëshiron të kryejë tani një shkollim si infermier i specializuar. Për Mirzan raportuan mediat gjermane, sepse ai ia paraqiti personalisht shqetësimet e tij kancelares Merkel në fund të prillit, në dialogun me qytetarët në Shvedt, Brandenburg. Aty Merkel bëri të ditur, se që këtë vit do të marrë udhë një ligj që i kushtohet azilit dhe forcave të kualifikuara. Të premten (07.06) Bundestagu miratoi paketën e migrimit.
Këtu bën pjesë edhe ligji „për kthimin e kontrolluar”, të cilin jo vetëm Jörg Schindler, drejtor federal ekzekutiv i Të Majtëve e quajti „shkelje të paralajmëruar të kushtetutës”. Sanksionimet e parashikuara aty, mes tyre edhe shkurtimi i ndihmave sociale në rast të mungesës së kooperimit, thjeshtimet e rregullave për dëbimin dhe akomodimi i të ndaluarve për dëbimin në burgje, janë për shumë vetë jo të pajtueshme me ligjin gjerman.
Edhe bukë edhe kërbaç
Nga ana tjetër, ligje të tjera të kësaj pakete migrimi do t‘i lehtësojnë forcat punëtore nga jashtë që të integrohen në tregun gjerman të punës – kjo jo vetëm për azilkërkuesit në Gjermani, por edhe për ata njerëz, që aplikojnë për vizë pune në një vend të tretë.
Paketa ligjore e miratuar në Bundestag të premten, sipas Helen Schwenken, studiuese e migrimit në Universitetin e Osnabrykut është kundërthënëse: „Në njërin ligj thuhet, se ne duam të të kemi ty, në një ligj tjetër vendosen pengesa kaq të larta, saqë gati do bëhet e pamundur, që të futesh në këtë leje të përkohshme qëndrimi për shkollim profesional apo punësim.
Leja e përkohshme (duldung) e qëndrimit ekzistonte edhe më parë: Azilkërkues të refuzuar që provonin, se kishin një vend shkollimi profesional, kanë të drejtë të kërkojnë që për kohën e shkollimit të marrin leje të përkohshme, nëse plotësohen disa kushte. Këtë leje e merr kush nuk vjen nga një „vend i sigurtë origjine”, nuk ka kryer vepra penale dhe nuk e ka fshehur identitetin. Pas kësaj shanset për një leje pune dhe qëndrimi dy vjeçare janë të mira
A po kthen Gjermania „të gabuarit”?
Në Dhomën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, DIHK parimisht vlerësohet si pozitive që azilkërkuesit të kenë shanse të mira për t’u futur në tregun gjerman të punës. Në fund të vitit 2018, afër 400.000 vetë, sidomos ata që erdhën si refugjatë në vitin 2015 kishin gjetur një vend pune apo shkollimi profesional. Constantin Bräunig, nga rrjeti i DIHK, „Firmat integrojnë refugjatët” është i mendimit, se ligjet e reja të paktën një pjesë të refugjatëve do mund ta ndihmojnë për qëndrim të rregullt në Gjermani. „Sigurisht mbetet pyetja, nëse aspekte të caktuara janë vërtet stimuluese: Nëse krijohen afate pritjeje, atëherë kjo është kundraproduktive, njerëzit që kanë një punë t’u mundësohet edhe qëndrimi.” Bräunig thekson, se nëse një kërkesë azili është refuzuar dhe kjo ka hyrë në fuqi, duhet që personat „e detyruar për largim” të tolerohen (me leje të kufizuar-duldung) fillimisht 3, ose 12 muaj derisa të kenë të drejtë për një leje qëndrimi për shkollim profesional apo punësim. Ministri i Punës, Hubertus Heil, SPD, tha në vitin 2018, se ka „ndjesinë se kthehen ata që nuk duhen larguar nga Gjermania.”
Avokatë dhe ekspertë raportojnë, se pjesërisht azilkërkuesit e integruar mirë kthehen, thjesht, sepse gjenden më kollaj, se ata që kanë kaluar në ilegalitet. Edhe tek DIHK kanë dëgjuar raste për personat që duhet të largohen e që merren nga vendi i punës me policë. Raste të veçanta, sipas Bräunig, por që kanë ndodhur.
Ndërrimi i „korsisë” nuk bëhet më i lehtë
Kjo mund t’i ndodh edhe Danish Mirzas. „Kuota e njohjes së azilit për azilkërkuesit nga Pakistani nuk është shumë e lartë, thotë studiuesja Schwenken. „Kushtin për një leje të përkohshme për shkak të shkollimit sipas ligjeve të reja ai e përmbush më së hershmi tre muaj pas refuzimit të kërkesës për azil.”
Për kaq kohë ai duhet të shpresojë për duldung, që e vendosin zyrat e të huajve. As ligji i imigrimit të fuqisë punëtore, me të cilin punëtorë nga vende të treta më shpesh do të duhet të marrin një leje qëndrimi të pakufizuar, nuk e ndihmon Mirzan, nga pikëpamja e sotme, sepse ai ka hyrë në shërbimin infermierik pa provime e kështu nuk i përmbush kushtet, mendon ekspertja. Pra ndërrimi i korsisë, kalimi nga një procedurë azili tek viza e punës është i vështirë.
Mirza vetë argumentoi para Merkelit jo me nene, por me arsyen e ftohtë njerëzore: Shteti gjerman ka investuar ndërkohë shumë para për të dhe komuna në Shvdet po ashtu ka pasur shumë angazhim, që një ditë ai të dëbohet. Merkel tha, se bëhet fjalë për një „rast tipik” të cilin ajo do ta përfshijë në bisedime. Megjithatë ndërrimi i korsisë – nga azilant në të punësuar nuk është futur në paketën e migrimit. „Një shans i humbur, që u mundësonte një numri të madh njerëzish ndërrmin e qëndrimit.” Por sipas Schwenken, kushtet për këtë janë kaq forta, saqë kjo nuk ka për t’u realizuar”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame