Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut, si dhe rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, thotë mjekja Ajsel Fazli.
Ajo njëherit thekson se me fillimin e vitit shkollor poashtu është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me simptome të ndryshme.
“Në sezonën momentale hasim në dy lloje të viruseve. Njëri i sulmon rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe traktin gastrointestinal. Simptomat që paraqiten tek këto pacientë janë vështirësitë në frymëmarrje, problemet me anë të gëlltitjes, irritim të veshit, poashtu ngritje të temperaturave, vjellje, paraqitje e dhimbjeve në bark si dhe simptome të ndryshme” – deklaroi mjekja, Ajsel Fazli.
Mjekja Fazli thekson se më të prekur nga viruset aktuale janë mosha fëmijërore dhe trajtimi i sëmundjes bëhet në bazë të simptomatologjisë.
“Viruset për momentin prekin moshën fëmijërore duke filluar ato që shkojnë në shkolla apo në kopshte, prej moshës 7 vjecare deri në moshën 14 vjeçare për momentin është fluksi më i madh i pacient ëve të cilët kërkojnë ndihmë. Trajtimi varësisht sipas simptomeve që i prekin ato pacientë. Dmth ato që janë me simptome më të lehta trajtohen në kushte shtëpiake me anë të terapive që i jep mjeku amë, ndërsa ata që kanë simptome më të theksuara apo ngritje të temperaturës mbi 38 gradë atëherë fillojmë me trajtim me anë të medikamenteve, antibiotikëve varësisht nga ajo që është e nevojshme sipas simptomeve të shfaqura” – tha mjekja Fazli.
Mjekja Ajsel Fazli thotë që të mbrohemi apo që t’i kalojmë sa më lehtë këto sëmundje apo viroza që janë shfaqur duhet fëmijët të mbajnë higjienë personale sidomos kur kthehen nga shkolla të pastrojnë duart me ujë dhe sapun që mos të bartet virusi tek familjarët, ndërsa fëmijët e sëmurë mos të shkojnë në shkollë derisa të shërohen. /rtvm2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë